Vettingu/ Vasili kundër bordit të ONM, Xhafaj: Shorti për KED antikushtetues

0
206

Zbatimi i reformës në drejtësi, mesa duket do të jetë edhe më i vështirë sesa ishte parashikuar. Top Channel mësoi se kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, edhe në cilësinë e ish-kryetarit të Komisionit të Reformës në Drejtësi, e ka cilësuar të paligjshëm procesin e zgjedhjes së Këshillit të Emërimeve në drejtësi.

Në letrën që u ka dërguar të hënën, paralel me ministrin e Drejtësisë, presidentit, kryeparlamentarit dhe kryetarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Xhafaj thotë se procesi përzgjedhjes së listave nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Kjo do të thotë, që edhe rezultati i nxjerrë nga shorti është antikushtetues”, thotë kreu socialist i Komisionit të Ligjeve, sipas të cilit në proces janë përdorur dy standarde.

Ky është një qëndrim i kundërt me atë të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili e mbrojti publikisht procedurën e ndjekur nga Prokurori i Përgjithshëm, kur ai u akuzua nga Ambasadori amerikan, Donald Lu.

Megjithatë, sipas Fatmir Xhafajt i injorimi i këtij fakti cenon besueshmërinë e qytetarëve në procesin e ndërtimit të institucioneve të reja të drejtësisë, si dhe kompromenton sinqeritetin e faktorëve politikë dhe institucionale në deklarimet e tyre për të mbështetur reformën në drejtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here