Dy ish-komandot që grabitën bankën luftuan në Afganistan, kush janë Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj

0
270

Dy prej autorëve të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në Qafë-Kashar në 9 shkurt janë dy ish-komando, të cilët kanë marrë pjesë edhe në misionet ushtarake të NATO-s jashtë vendit, si në Afganistan.

Bëhet fjalë për Ditjon Memlikan, 31 vjeç, nga Tepelena dhe Neim Avdulaj, 28 vjeç. ‘BalkanWeb’ mëson se Avdulaj ka lindur në Vlorë, ndërsa prej disa vitesh banon në Tiranë. Ai është një ish-ushtar profesionist në forcat ushtarake të Zall-Herrit. Të dy ish-komandot kanë qenë me mision në Afganistan.

Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, 4 të arrestuarit kanë pranuar para hetuesve dy grabitjet e tjera, pranë Rinasit dhe në autostradë, në datat 9 shkurt 2014 dhe 3 dhjetor 2015.

Personat e tjerë të arrestuar janë Ernest Kupasi dhe Fation Xhyliu, ndërsa në kërkim janë shtetasit me inicialet M.A dhe C.A. Gazetari Artan Hoxha tha për “BalkanWeb” se janë shoqëruar 10 të tjerë gjatë operacionit masiv të zhvilluar sot në Vorë e Prezë”.

Po kështu mësohet se Policia ka gjetur edhe një pjesë të parave të grabitura. Dy prej të arrestuarëve janë sjellë nga forca të shumta policie në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here