Basha në Kavajë: Elvis Roshi është pasqyra e Edi Ramës

0
207

Kreu i PD Lulzim Basha, vetëm 5 ditë para protestës së 18 shkurtit, ka vijuar të bëjë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së PD.

Sipas tij, ajo do të jetë bashkimi më i madh që shqiptarët kanë bërë ndonjëherë për të drejtat e tyre, për dinjitetin e tyre, për liri, për demokraci.

Kryedemokrati Basha gjatë një takimi me qytetarët e Kavajës, u shpreh se qeveria Rama do me çdo kusht që t’u ulë kokën e qytetarëve të Kavajës. Por ai ka theksuar se Rroshi është pasqyra vetëm e Edi Ramës dhe jo e popullit të kulturuar, intelektualë që ka Kavaja.

Elvis Rroshi është pasqyra vetëm e Edi Ramës. Elvis Rroshi dhe Edi Rama janë vëllezër siamezë, pa Edi Ramën, nuk ka Elvis Rrosh dhe pa Elvis Rroshin nuk ka Edi Ramë. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me dhjetëra-qindra intelektualë, profesorë, pedagogë, menaxherë, juristë, ekonomistë, historianë, njerëz të artit dhe të kulturës, e të sportit me të cilët Kavaja krenohet dhe këtë krenari ia ka falë gjithë Shqipërisë”, u shpreh Basha.

Në këtë takim me qytetarët e Kavajës, Basha ka ripërsëritur se pjesëmarrja e çdo kujt në protestë nuk është për PD apo për të, por për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe për t’iu dhënë fund padrejtësisve, që sipas tij po u bëhen njerëzve.

 “Sot jemi të gjithë bashkë këtu për t’i thënë të gjithë qytetarëve të Kavajës se kjo nuk është betejë e partive politike, por është beteja e gjithë qytetarëve të bashkuar për t’i thënë jo varfërisë, papunësisë, për t’i thënë jo arrogancës dhe poshtërimit. Për t’i thënë po, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, e përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme një qeverie që mendon për qytetarët, për Kavajën, për Shqipërinë”, deklaroi Basha.

Fjala e Bashës sot me qytetarët e Kavajës

“Kam ardhur me një emocion të veçantë sot në Kavajë. Kam takuar të rinjtë e Kavajës, qytetarët e Kavajës, për t’i ftuar në protestën më të madhe, manifestimin më të madh të qytetarëve shqiptarë, bashkimin më të madh të qytetarëve shqiptarë, me 18 Shkurt në ora 12:00 në Tiranë.
Ky emocion i madh nuk është vetëm për shkak të mikëpritjes, të ngrohtësisë të cilën më pritën të rinjtë dhe qytetarët e Kavajës, por është edhe për vetëdijen se këtu në Kajavë, në këtë komunitet, në këtë qytet të jashtëzakonshëm, 27 vite më parë qytetarët u ngritën dhe vranë frikën, vranë frikën dhe rrëzuan mitin e një diktature 50 vjeçare.

Ky është një qytet i madh, me një zemër të madhe. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, shpirti i një komuniteti që u ngrit i pari, sfidoi terrorin, sfidoi frikën dhe me kurajo e mposhti atë. Ata që për 50 vjet e sunduan Shqipërinë me gënjeshtra, me mashtrime, me frikë, me terror dhe me varfëri kurrë nuk ia falën Kavajës këtë.

Ata donin me çdo kusht ta poshtëronin Kavajën, t’ia ulnin kokën, ndaj vendosën t’i vënë në krye një fytyrë, një njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me kavajasit e vërtetë, nuk ka asgjë të përbashkët me Josif Budon apo me Indrit Carën, dy heronjtë e fundit të Kavajës, njëri hero i demokracisë, tjetri hero i lirisë kombëtare.

Ai nuk ka asgjë të përbashkët me dhjetëra-qindra intelektualë, profesorë, pedagogë, menaxherë, juristë, ekonomistë, historianë, njerëz të artit dhe të kulturës, e të sportit me të cilët Kavaja krenohet dhe këtë krenari ia ka falë gjithë Shqipërisë.
Elvis Rroshi është pasqyra vetëm e Edi Ramës. Elvis Rroshi dhe Edi Rama janë vëllezër siamezë, pa Edi Ramën, nuk ka Elvis Rrosh dhe pa Elvis Rroshin nuk ka Edi Ramë.

Sot jemi të gjithë bashkë këtu për t’i thënë të gjithë qytetarëve të Kavajës se kjo nuk është betejë e partive politike, por është beteja e gjithë qytetarëve të bashkuar për t’i thënë jo varfërisë, papunësisë, për t’i thënë jo arrogancës dhe poshtërimit. Për t’i thënë po, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, e përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme një qeverie që mendon për qytetarët, për Kavajën, për Shqipërinë.

Protesta e 18 Shkurtit do të jetë bashkimi më i madh që shqiptarët kanë bërë ndonjëherë për të drejtat e tyre, për dinjitetin e tyre, për liri, për demokraci.

Në ballë të kësaj proteste do të jetë rinia. Në ballë të kësaj proteste do të jetë qytetaria. Në ballë të kësaj proteste do të jenë vlerat më të mira të Kavajës dhe të gjithë Shqipërisë, që nuk pranojnë më të përfaqësohen nga rroshët me shokë, por që kanë vendosur që fatin e tyre me zgjedhjet të lira e të ndershme t’ia besojnë bijve dhe bijave më të mira të Kavajës e të mbarë Shqipërisë.
Dua t’i garantoj sot nga ky shesh se kryetari i ardhshëm i bashkisë së Kavajës dhe përfaqësuesit e ardhshëm të Kavajës në Kuvendin e Shqipërisë, për Partinë Demokratike, do të jenë përfaqësuesit e vlerave më të mira të popullit të Kavajës e të rinisë së Kavajës.

Ndaj që t’i hapim rrugën përfaqësimit të vlerave të vërteta të Kavajës, le të bashkohemi në protestën më të madhe që ka patur Shqipëria në 27 vite.

Le t’i themi me zërin e bashkuar atyre që kanë refuzuar ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, atyre që kanë braktisur qytetarët, atyre që i kanë vjedhur, kërcënuar e nëpërkëmbur qytetarët se koha e tyre ka mbaruar, se koha e qytetarëve po vjen dhe nuk ka forcë ta ndalë.
Të gjithë bashkë ngrihemi më 18 Shkurt më orën 12:00 në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here