Blushi: Rama si spiker i radios komuniste qe flet kinezçe

0
152

Dialogun që kryeministri bën çdo të dielë përballë laptopit live nga kryeministria, Ben Blushit e ka krahasuar me folësat e Radio Tiranës në kohën e komunizmit. Qëllimi në atë kohë ka qenë të bindnin “popullin kinez se Shqipëria ishte kërthiza e fildishtë e botës, kurse Kina vetëm barku i saj i boshatisur”,- shkruan Blushi në një status në Facebook.

 

Rama sot, sipas tij po përpiqet t’i mbushë mendjen shqiptarëve se për çdo fenomen negativ që ndodh në Shqipëri, nuk e ka fajin qeveria.

Statusi i deputetit dhe kreut të “LIBRA”-s, Ben Blushi, në Facebook:

“SPIKERI I RADIO KRYEMINISTRISË

I paafti thotë se fajin për vjedhjen e bankave e kanë bankat, fajin për ilacet e skaduara e kanë të sëmurët, fajin për cilësinë e dobët të shkollave e kanë prindërit, fajin për korrupsionin e notave e kanë nxënësit, fajin për hashashin e kanë duhanxhinjtë, fajin për përmbytjet e kanë fshatarët, fajin për koncesionet e kanë bizneset, fajin për mjerimin e kanë të mjerët, fajin për zgjedhjet e kanë të tjerët,fajin për zgjedhjet në Amerikë e kanë meksikanët, fajin për trenin e kanë kosovarët, fajin për koalicionin e kanë grekët, fajin për integrimin e kanë gjermanët, fajin që durojnë e kanë shqiptarët.

Duket si spikerat e komunizmit që cdo të djelë flisnin kinezce në Radio Tirana duke bindur popullin kinez se Shqipëria ishte kërthiza e fildishtë e botës kurse Kina vetëm barku i saj i boshatisur!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here