Monika Kryemadhi: Si i përgjigjem kritikave që thonë se LSI është parti që shkon pas pushtetit (VIDEO)

0
181

Lëvizja Socialiste për Integrim po mban Konventën Zgjedhore të Tiranës.

Në aktivitetin, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve marrin pjesë rreth 2301 delegatë nga të gjitha njësitë e kryeqytetit.

Nw foltore ka folur edhe deputetja Monika Kryemadhe e cila ka spjeguar edhe një herë për kritikët se  LSI nuk është parti që shkon pas pushtetit.

‘Unë do ta them thjeshtë jo si zyrtarët e LSi, nëse LSI nuk do të ishte bashkuar me Partinë Demokratike në 2009 sot Shqiptarët do të ishin viktima të trafikut të vizave”.

Ndër të tjera Monika tha:

Ne jemi pjesë e qeverisë, ne jemi pjesë e sukseseve të kësaj qeverie. Ne jemi edhe pjesë e dështimeve të kësaj qeverisje.

Ne jemi ata që kërkojmë falje edhe për ato gjërat që nuk janë bërë, për ato dështime të kësaj qeverie.

Sepse njerëzit që nuk kërkojnë falje do ti bëjnë sërish ato gabime”, u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, edhe qeverisja me PD-në ka qenë e frytshme sepse gjatë kësaj kohe u hoqën vizat.

“4 votat e LSI-së në qeverisjen e 2009 bënë që të hiqen vizat dhe shqiptarët të lëvizin të lirë”.

Video:

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here