Hidhet në erë me tritol vila 2-katëshe në Shkodër, shpëtojnë tre banorët

0
194

Dy sasi të mëdha me eksploziv artizanal janë vendosur ne nje vilë dykatëshe ne Shkoder. Njëra pako që ishte vendosur në kolonën e shtëpisë, me nje sasi lende plasese rreth 700 gr, shpërtheu dhe shkatërroi plotësisht katin e parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Grudën e Re, në Shkodër, objekti i sulmit ishte shtëpia e Mark Markut, i cili ndodhej brenda bashkë me gruan e tij dhe një tjetër familjar.

Dyer e dritare të katit të dyte gjithashtu u dëmtuan ndersa kur i zoti i shtëpisë doli jashtë gjeti një tjetër pako me eksploziv që ishte vendosur tek kolona tjetër. Për fat ajo nuk shpërtheu, pasi mesa duket, pasojat do te ishin teper te renda.

Policia ka thene se nuk dihet ende se çfarë përbërje ka patur eksplozivi artizanal, por sipas hetimeve të para, ka një përbërje plehu kimik dhe nafte. Megjithatë pritet ekspertiza.

Policia e Shkodrës kanë nisur hetimet, ku si pistë kryesore është ajo e konfliktit që mund të kenë tre djemtë e Mark Markut, të cilët jetojnë në Itali. Dyshohet se porosia mund të jetë bërë në shenjë paralajmërimi. Policia beri shoqërimin e 4 personave, por nuk ka të arrestuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here