Skicë diplomatike

0
365

Nga Artan Fuga

Ore, jam çmendur unë, apo është çmendur komunikimi me jashtë i këtij vendi !

Na kanë izoluar nga fqinjët.

Ka ardhur koha të ribotohet “Dy popuj miq”, sado absurde që të duket.

Me Maqedoninë, vetëm takime me partitë shqiptare, a thua se nuk ka një shtet maqedonas ku ato veprojnë!

Po nuk e kuptoni se duke u izoluar thjesht në një takim me to, provokoni shtetin fqinj. Nuk m’u hap bretku për Maqedoninë jo, por e kemi fqinjë.

Me Kosovën, iku koha e mbledhjeve idiote të përbashkëta midis qeverive.

Estradë e madhe ishte. Por, tani ka ngricë për patate, për çdo gjë, asnjë bashkëpunim, dyshime të anasjellta, reagime plot hidhësi.

Pas muajve të mjaltit me Serbinë, tani po deklarohet se Shqipëria po përgatitet për luftë në alenacë me Kosovën kundër Serbisë.

Ore, mos jam në ëndërr unë?

Amani më zgjoni! – thotë ajo kënga në hit “Un homme debout!”.

Greqisë po i themi se edhe Partenonin e paskemi ndërtuar ne Shqiptarët dhe se grekët të rrinë urtë se i cojmë tanket në Gramoz dhe që andej i zbresim pa karburant drejt Thessalisë dhe yxhymin e mbajmë drejt e në Izmir.

Tym e flakë lëmë pas!

Me Erdoganin, nuk dihet, më duket si një dashuri ilegale se askush nuk ka guxim t’i thotë më: të kam byrazer o vëlla!

Bosnja as dihet se ku bie! Mos andej nga Himalaja.

Investimet dhe kultura italiane zero në Shqipëri.

Ore si nuk pashë një logo firme italiane. Vdes për Italinë, vdes.

Na ka mbetur të dëgjojmë kanconisiman fshehurazi në ndonjë garazh veture Audi dhe të ribiem në dashuri me Caterina Caseli-n.

Kemi mbetur qyqarë vetëm mo !

Mirë me fqinjët, por tani po na izolojnë edhe nga Amerika duke sulmuar me të gjitha bateritë Presidentin Trump!

Oh, ju që censuroni cdo kritikë edhe për një kotec pulash sepse nisni të kakarisni si gjela të tredhur (Chapons), sa të guximshëm që jeni bërë duke sulmuar Presidentin Trump!

Po, prisni, prisni!

Na kanë izoluar. Jemi vetëm. Trembjuni vetmisë burra dhe gra, pleq dhe fëmijë !

Si i tha ai banditi revolucionar kur hyri në Peqin:

Tani që kam Rrogozhinën, ik o pirdhu thuaji Londrës!

Hjade vendosim marrëdhënie diplomatike me Peqinin, të paktën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here