Tjetër “viktimë” nga vettingu/ Jep dorëheqjen gjyqtari Ilir Çeliku

0
380

Pas dorëheqjes së gjyqtarëve Mirela Fana dhe Ilir Pashaj, është larguar nga sistemi i drejtësisë edhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Vlorës, Ilir Çeliku.  Sot është dita e fundit kur anëtarët e sistemit të drejtësisë kanë mundësinë të paraqesin formularin e  vettingut, i cili do t’i klasifikojë ata për të qënë pjesë e sistemit të drejtësisë. Deri tani kanë dorëzuar formularin e  vettingut, 359 gjyqtarë e prokurorë. Ndërkohë që në sistemin e drejtësisë janë 800 gjyqtarë e prokurorë të cilët për të vazhduar si pjesë e këtij sistemi do të duhet të kaojnë në procesin e vettingut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here