Shkarkimi i Manjanit, reagon LSI: O largohej Rama , o ministri

0
221

Kreu i ri i grupit Parlamentar të LSI-së, Luan Rama ka mbajtur sot një konferencë për mediat nga selia e Kuvendit ku ka folur për shkarkimin e ministrit Manjani.
Ai tha se mes tij dhe Ramës ka patur një konflikt dhe se mazhoranca gjendej përballë dy rrugëve. Sipas tij njëra të çonte në shkarkimin e kryeministrit dhe tjetra të ministrit.

 

“Konflikti kishte agravuar deri në atë pikë sa kishim vetëm dy rrugë. O largohej kryeministri, ose largohej ministri.

Por tani e rëndësishme është që të vijojë qeverisja”, ka thënë Luan Rama.

“Nuk kam asnjë koment për të bërë, vetëm më lejoni të shpjegoj që është e vërtetë që në raportet e bashkëpunimit dhe të komunikimit midis Kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë ka ekzistuar një situatë problematike, e cila për fat të keq është agravuar ditë pas dite derisa mbërritëm një zgjidhje që kishte vetëm dy rrugëkalime. Njëri ishte të shkarkonim Kryeministrin ose të shkarkohej ministri. Pranuam zgjedhjen dhe zgjidhjen e Kryeministrit për të dëshmuar edhe një herë tjetër që Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të bashkëpunojë me shumë seriozitet dhe në partneritet të plotë për të krijuar klimë bashkëpunimi, bashkëqeverisje dhe mirëkuptimi për ecurinë e mëtejshme të reformave të integrimit evropian të vendit. LSI-ja do të vazhdojë të kontribuojë me shumë seriozitet dhe me shumë përkushtim për të normalizuar edhe raporte të kësaj natyre dhe për të bërë funksionale gjithnjë e më mirë në të mirë të qytetarëve qeverisjen e vendit. Vendi ka nevojë për qeverisje rezultative, për qeverisje demokratike dhe për qeverisje që sjell produkt.”, tha Luan Rama.

Teksa u pyet në lidhje me ‘shpërthimin’ dhe kritikat që lëshoi ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në drejtim të qeverisë, Luan Rama theksoi e asgjë nga këto nuk ka lidhje me shkarkimin e tij nga detyra. “Nuk ka lidhje fare kritika, sepse kritika është një forcë zhvillimi. E rëndësishme është që qeverisja të shkojë më tej dhe të gjejmë atë çfarë është e përbashkët në funksion të mirëqeverisjes.”, përfundoi Rama.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra Manjanin, ndërsa në vend të tij propozoi sërish një tjetër emër me rëndësi nga LSI, Petrit Vasilin, i cili mban postin e nënkryetarit të kësaj force dhe kreun e grupit parlamentar. Fill pas vendimit të dhënë, Ylli Manjani, në një konferencë për mediat, sulmoi qeverinë, ndërsa zbuloi dhe disa nga arsyet, që sipas të çuan në shkarkimin e tij. “Në Santa Quaranta ministrat e Ramës flinin me dashnoret. Këto që po i them i dinë shumë mirë, dhe janë të dokumentuara nga shërbimet patrnere”, tha mes të tjerash Manjani

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here