Pranga hajdutit në Durrës, bënte namin me vjedhje në banesa dhe lokale

0
178

DURRËS- Një 20-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh. Burime nga policia e Durrësit pohuan për ‘BalkanWeb’ se Feruz Korra, banues në këtë qytet, akuzohet për të paktën 5 raste vjedhjesh banesa dhe lokalesh. Të njëjtat burime theksuan se ai është person me precedentë penalë të mëparshëm për vjedhje.

KONRETISHT:
1. Më datë 27.12.2016, në lagjen Nr.1, Durrës ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.L. 54 vjeç, ku ka marrë orendi shtëpiake.

2. Më datë 06.01.2017, në lagjen Nr.4 ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetases R.S. 40 vjeçe, ku ka marrë një sasi parash.

3.Më datë 07.01.2017, në lagjen Nr.1 ka vjedhur lokalin e shtetasit E.B. 42 vjeç.

4.Më datë 10.01.2017, në lagjen Nr.10 ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit K.D. 33 vjeç, ku ka marrë disa vegla pune.

5.Më datë 23.01.2017, në lagjen Nr.11, mbrapa Pallatit të Kulturës ka vjedhur kabull elektrik dhe matës energjie elektrike.

I ndaluari është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here