“Dua t’u fusin drogë në makinë”, Asllan Dogjani: PS po vepron si mafia

0
501

Anëtari i opozitës në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Asllan Dogjani, duke iu referuar lajmit se kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i ka kërkuar deputetëve dhe ministrave të kësaj force politike që të shmangin përdorimin e automjeteve të tyre këto ditë, deklaron se kemi të bëjmë me ngjarje tipike mafioze të përfaqësuesve të mazhorancës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Dogjani shprehet se Partia Socialiste përmes segmenteve të policisë së shtetit po vepron si të ishte vetë mafia.

Reagimi i deputetit të PD-së Asllan Dogjani në facebook

Vasili, kryetari i grupit parlamentar te LSI u bëri thirrje deputetëve që të bëjnë kujdes, sepse segmente të caktuar në polici kanë marrë porosi që t’u fusin drogë deputetëve të LSI-së në makinat e tyre .

Nuk është gjë mafia, këta ia kanë kaluar dhe mafias……

Kur këta jua bëjnë deputetëve dhe ministrave të tyre imagjinojeni se sa të mbrojtur nga policia janë qytetarët e thjeshtë?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here