Deputeti i Partisë Socialiste: “Më mirë me PD se sa me LSI në koalicion”

0
196

Marrëdhënia PS-LSI nuk po përjeton momentet më të mira. Kjo pasi ditët e fundit zyrtarë të lartë nga radhët e LSI kanë bërë kritika të hapur për mënyrën e qeverisjes së disa ministrave të PS.

Nga ana tjetër, ditën e sotme është shtuar një tjetër zë që kërkon ndarjen e Partisë Socialiste nga LSI.

Bëhet fjalë për, Vladimir Kostën, deputetin e Gjirokastrës i cili ka “shpërthyer” në lum kritikash për kolegun e LSI, Vangjel Tavo.

Duket se përçarja PS-LSI sa vjen e thellohet. Një tjetër zë i shtohet atyre të Partisë Socialiste që kërkojnë ndarjen nga LSI, duke e cilësuar atë si “beun arrogant të Gjirokastrës.”

“Nuk e kuptoj pse LSI rri ende në qeveri dhe koalicion kur paskan kaq shumë akuza ndaj PS dhe kur dyshokan për skenarë haluçinant nga ana e policisë.”- shkruan Kosta në deklaratën e tij.

Sipas tij vazhdimësia e koalicionit është bërë e pamundur dhe për këtë duhet të ndahen menjëherë.

“Ky mund të jetë një qëndrim më radikal, por më mirë të qeverisë PS-PD se sa me LSI në koalicion.”- përfundoi ai.

Kosta123

 

DEKLARATA E PLOTË E DEPUTETIT KOSTA

Aleanca me LSI-në, është vetëm – për PS- në !

Kam pasur jo pak kritika për punën e ministrave të LSI apo dhe deputetët e saj. Madje për Tavon, që sillet si beu i ri arrogant i Gjirokastrës, mund të flisja gjatë edhe për çështje konkrete. E kam akuzuar dhe e akuzoj publikisht për abuzime dhe shpërdorime skandaloze me pushtetin politik që i është dhënë në Gjirokastër, si dhe për sjelljen e tij ordinere dhe fjalorin e ulët ndaj drejtuesve të PS dhe Kryeministrit. Tavo është njeriu i fundit që duhet të akuzonte dhe të hidhte baltë më qeverisjen dhe strukturat e shtetit. Nuk ka as moralin si zyrtar dhe as si politikan të lëshojë akuza kriminale.

Teksa po dëgjoj nga përfaqësuesit e LSI të hedhin vrer ndaj PS dhe qeverisë ku edhe ata janë pjesë, shoh që akuzat e tyre janë dhe më të ndyra se sulmet që na bën Saliu. Por këto ditë po shoh atë që shohin gjithë shqiptarët; LSI po sulmon PS-në dhe qeverinë më keq dhe në mënyrë më të poshtër se PD. Nuk e kuptoj pse LSI rri ende në qeveri dhe koalicion kur paskan kaq shumë akuza ndaj PS dhe kur dyshokan për skenarë haluçinant nga ana e policisë.

Personalisht mendoj se vazhdimi i koalicionit me LSI është i pamundur dhe duhet të ndahemi menjëherë. Nuk na bashkon asgjë me ta. PS është forcë kryesore në vend dhe fiton e vetme. Për kolegët e mi që kanë merak numrat, u them se PS mund të jetë në koalicion me çdo parti tjetër që nuk ka stil pune pazaret dhe shantazhet. E them këtë sepse dhe nga pikëpamja e raporteve njerëzore kjo aleancë me LSI ka marrë fund. Ne nuk mund të jemi në aleancë me deputetë që nuk kanë pikë respekti për kolegët e tyre të partisë aleate. Me deputetë që thonë se jemi aleatë dhe fyejnë e shajnë gjithë ditën jo vetëm kolegët e PS, por edhe Kryeministrin dhe qeverinë ku janë pjesë. Edhe deputetët e PD janë më dinjitoz si kundërshtarë politik sesa LSI. Ky mund të jetë një qëndrim më radikal, por më mirë të qeverisë PS-PD se sa me LSI në koalicion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here