Në fshatin Karbunarë të Vlorës, aty ku dy ditë më parë një bari gjeti një kokë njeriu të dekompozuar, banorët kanë gjetur pjesë të tjera të skeletit.
Mesditën e të martës, rreth orës 13:55, një bari gjeti mbetjen e dekompozuar të kokës së një njeriu, ndërsa më pas njoftoi policinë. Ai ka rrëfyer se kishte gjetur kokën kur ishte duke ecur në këtë zonë, ndërsa ajo ishte e pa groposur.
“Isha duke ecur, për të shkuar në fshat, kur papritur pashë kokën. Ishte e pambuluar dhe e pa groposur. Lashë dikë aty që të mos e merrte ndonjë qen kokën dhe njoftova policinë”.
Për të sqaruar rrethanat, policia ka dërguar mbetjen e kokës, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të përcaktuar kohën e vdekjes së personit si dhe shkakun e mundshëm të vdekjes./ tvklan.al