SKANDALI/ “Pas fitores së Trump, Rama urdhëroi votën kundër dokumentit të NATO-s”

0
1919

Nga salla e Parlamentit ish-kryeministri Berisha bëri të ditur sot se Shqipëria ka votuar kundër direktivës së NATO-s. Sic raporton standard.al, Berisha denoncoi nga seanca plenare votimin kundër partnerit strategjik të vendit, duke theksuar se ky ndryshim  i politikës së jashtme të Shqipërisë ka ardhur menjëherë pas fitores së Trump në garën presidenciale në SHBA. Më tej raporton standard, Berisha ka theksuar se kjo politikë e kryeministrit vjen pasi ai po luan lojën e miliarderit filantrop amerikan George Soros, i cili ishte një ndër donatorët kryesorë të fushatës së demorkatëve në Amerikë.

“Rama krahas sharjeve ordinere ndaj Trump, tha se mos o zot të fitoi ai, se ne rast se fiton ai do ndeshkonte rende marredheniet me SHBA. Por nderkohe një dokumenti i pa klasifikuar i NATO thote (e tregon ne salle dokumentin): “Ne samitin e varshaves NATO rikonfirmoi shkurajimin e bazuar ne nje miksim te kapaciteve mbrojtese nukleare dhe rraketore. Keto mbeten shtylle kryesore e strategjise se NATO derisa armet nukleare te ekziatojne. Per kete arsye ne e ndjejme se perpjekjet per ndalimin e armeve nukleare jane themelisht ne kundershtim me politkat baze te NATO. Ne tetor 2016 Shqiperia votoi direktiven e NATO. Por pasi fitoi Trump , me 20 dhjetor Shqiperia votoi kunder strategjise se NATO-S sepse ne sipas Rames tani duhet ti prishim marredheniet me SHBA. Por kur behesh kone e Sorosit , shkel interesat kombetare”, theksoi ish-kryeministri.

Më tej standard raporton se Berisha ka theksuar nga salla e parlamentit se,: “Kjo eshte nje perpjekje per te prishur marredheniet me SHBA. Kjo shumice qelbesirash shkoi ne Stamboll mori aty nje liber “strategjia ne thellesi” i cili flet për strategji zero me fqinjet. Por zero probleme mund te thote Amerika, po si mund te thuash ti ashtu. Ti je i shperndare kudo, duhet të mbrosh interest e qytetarëve të tu, e thonë konventat ndërkombëtare Po sot ku jemi? Sot problemet me fqinjët jane te shtuara”./ standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here