E thamë 7 muaj më parë s’na besuat, Soros sot e pranon vetë: Reforma në drejtësi, e imja

0
1419

Në mesin e debateve të reformës në drejtësi, kur palët grindeshin për rekomandimin 88 apo edhe më vonë për rolin e ONM-së, gazeta “Standard” publikoi një shkrim analitiko-faktik sipas të cilit reforma në gjyqësor ishte një projekt kryekëput i fondacionit “Soros” .  Shkrimi me titull “Reforma në drejtësi si kalë troje i Sorosit” i datës 26 qershor 2016  hasi në atë kohë shumë debate e diskutime, madje edhe kritika, pasi sipas “argumentuesve”  një reformë kaq e rëndësishme e vendit nuk mund të kishte ndërfutje të rrjeteve të miliarderit filantrop 86-vjeçar. Megjithëse pranoheshin disa lidhje të eskpertëve me fondacionin e Soros, teza asaj kohe e “standard” u duk e tepruar.

Por sot, në datë 25 janar të vitit 2017, vetë kreu i Fonadacionit Soros në Tiranë tha me zë e figurë se,: “Fondacioni ka financuar Reformën në Drejtësi dhe se është krenar për këtë”.

“E gjej të udhës të sqaroj dy gjëra, duke pasur parasysh tymnajën e krijuar muajt e fundit lidhur me rolin e Fondacionit në Reformën në Drejtësi. Ka dokumente të mjaftueshme që dëshmojnë përfshirjen e Fondacionit dhe jemi shumë krenarë që kemi qenë të përfshirë. Është një reformë që mbështetet nga 96 për qind e shqiptarëve. Kemi mbështetur financiarisht, bashkë me Ambasadën amerikane dhe projektin e delegacionit të Bashkimit Europian, të gjithë procesin”, tha Andi Dobrushi, drejtor ekzekutiv  i Fondacionit. Më tej Dobrushi sqaroi të gjithë pozicionin e Fondacionit në Reformën në Drejtësi. “Kemi një marrëveshje me Parlamentin, që detajon mbështetjen që Fondacioni i jep procesit. Kemi pasur një ekspert, ish-gjyqtarin e Gjykatës së Strasburgut. Pjesa tjetër i jemi përgjigjur Komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi”, theksoi më tej Andi Dobrushi.

Nga sa më sipër nuk lihet më vend për interpretim nëse ka pasur apo jo të drejtë gazeta me qëndrimin e saj kohe sipas të cilit ishte rrjeti i George Soros ai që po luante rolin kryesor në kryerjen e reformës në gjyqësor.

Më poshtë po ju paraqesim shkrimin e “Standard” të 7 muajve më parë ku u dha me fakte e prova se ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi ishte një brum i gatuar nga fondacioni i George Soros në Shqipëri. Po ashtu disa prej pikave të shkrimit janë edhe më aktuale ditët e sotme pas votimit të reformës, votimit të Vettingut si edhe rolit të ONM-së. Kujtojmë se shkrimi është botuar në 25 qershor 2016, pra rreth një muaj para votimit të reformës në drejtësi në Parlament.

16244279_10208550749830661_686153935_n

Reforma në drejtësi si kalë troje i Sorosit”

Ka një pretendim jo të pambështetur që një vëllazëri Soros-iste ka ndërtuar të gjithë skemën e kapjes së shtetit( kapja e pushtetit gjyqësor në fakt është kapja e shtetit). Janë disa prova të pa goditshme që e çimentojnë këtë pretendim.

Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi kanë qenë punonjës të fondacionit Soros në Tiranë. Edi Rama është një reklamues i hershëm i George Sorosit në hapësirën shqiptare dhe më gjerë. Edhe vizita e tij në Shtëpinë e Bardhë u “kondicionua” me deklaratën e njohur “anti Trump” pikërisht nga sponsori i njohur i fushatës së John Kerry dhe sot i Hillary Clinton, George Soros. Edi Ramës i duhej një grup i besuar për të ndërtuar skemën që do të dukej si reforme e thellë mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, por në fakt do të ishte një rrëmbim brutal i këtij shërbimi publik për ta përdorur politikisht. Natyra thellësisht egoiste e Edi Ramës, është motivi kryesor që e justifikon investimin e tij tek miqtë e Sorosit për ta marrë këtë pushtet e për ta përdorur si mjet kërcënues për cilindo kundërshtar politik. Ky është në fakt qëllimi i vërtetë i reformës së Edi Ramës. Pa dyshim nuk mund të akuzojmë dot George Soros  vetë, por grupi që punoi për këtë kapjen ka një lidhje të drejtpërdrejtë me historinë e Fondacionit Soros në Tiranë  dhe me rrjetin e Fondacioneve Soros në Evropë e Amerikë. Kush janë ekspertët që thirri Edi Rama për të bërë reformën?

1-Kristaq Traja, ish anëtar i Bordit ekzekutiv dhe kryetar i Bordit të Programit të Ligjit në Fondacion

2-Gent Ibrahimi, ish-drejtor programi në Fondacion

3- Sokol Sadushi, përfitues projektesh dhe anëtar bordi i programit të ligjit

4-Aurela Anastasi, Anëtare bordi

5-Arben Rakipi, i përfshirë në disa projekte të Fondacionit

6-Ardian Dvorani, i kudo gjenduri i PS, por gjithshut pjesëmarrës në disa projekte të Soros

Vetë Fondacioni Soros ishte sponsori i punës së ekspertëve që u quajtën edhe si të “nivelit të lartë” dhe që u konfirmua publikisht nga Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit të posaçmë parlamentare për reformën në drejtësi. Romana Vlahutin u sugjerua në krye te Delegacionit të BE-së nga miqtë Sorosianë të Edi Ramës. Njëfarë Jonas…( ish drejtues i lartë i rrjetit të Fondacioneve Soros), në miqësie me Lajçak, edhe ky një ish-sorrist, gjetën Romana Vlahutin dhe i ofruan miqësinë e Edi Ramës. Kjo është arsyeja që Romana Vlahutin është dukshëm zëdhënëse e Ramës dhe jo përfaqësuese e BE-së në Tiranë. Jo në pak raste BE rezulton të jetë e keqinformuar mbi çështje të dialogut politik në vend për aspekte të ndryshme të reformës. Ajo ishte në mënyre ekseseve e angazhuar edhe në Komisionin e Venecias, për të detyruar këtë të fundit të shkruante në vlerësimin e tij shprehej dhe paragrafë që i interesonin reformës së Edi Ramës. Ndërkohë ambasadori Donald Lu pavarësisht tentativave të tij  për të mos u përfshirë në grupime, mbetet pjesë e lobit Sorosist që sponsorizohet nga demokratët amerikanë. Pra qartësisht nuk kemi të bëjmë aspak me një rastësi dhe përfshirja e këtyre njerëzve për rreth një qëllimi është e qartë: vendosja e një sistemi politik të kontrolluar nga Edi Rama dhe Sorosi.

Vettingu

Vetting, (rivlerësim i gjyqtarëve dhe prokurorëve) është në fakt thelbi i reformës Rama-Soros. Ky proces parasheh futjen në një sitë krejt subjektive të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve të vendit. Qëllimi imediat është largimi i disa gjyqtarëve dhe prokurorëve që tashmë janë piketuar nga Edi Rama. Në vijim qëllim real është që në 5 vitet e ardhshme të përdorë Vetingun kund çdo prokurori dhe gjykatësi që “guxon” të vendosë kundër Edi Ramës. Për këtë qëllim, autorët e neneve të këtij procesi mbahen rigorozisht të fshehtë!  Fatmir Xhafaj thotë që Romana Vlahutin e përdor rregullisht nëpër takimet e saj se këto nene “i paska shkruar dikush në DG Lex ne Bruksel”. Kjo në fakt është një gënjeshtër e madhe sepse këto zyra në Bruksel janë zyra me natyrë programuese  programesh dhe jo zyra të asistencës ligjore. Por pavarësisht kësaj le të shohim konkrektisht se ç’parashikohet në draft kushtetutën e vendit për këtë proces.

Për ta kryer këtë proces do të ngrihen tre institucione:

Komisioni i Vetting, i cili përbëhet nga 12 anëtarë që ndahen në 4 trupa gjykues me 3 anëtarë. Në këtë komision do të përzgjidhen juristë të pavarur me përvojë me mbi 15 vite punë.

Kolegji i Apelimit, i cili funksionon në përbërje të Gjykatës Kushtetuese, por jo me anëtarët e zakonshëm të saj. Pra do të zgjidhen gjykatës specialë vetëm për këtë proces. Edhe këta gjykatës, që nuk përcaktohet sa është numri, zgjidhen nga radhët e juristëve të pavarur dhe me përvojë me mbi 15 vite.

Komisionerët Publikë, janë 2 të tillë që ndërhyjnë në proces në emër të popullit, pra me perceptime ose komente publike. Edhe këta zgjidhen nga rradhët e juristëve me përvojë.

Të tre këto institucione parashihen të zgjidhen nga Kuvendi me 3/5 e anëtarëve të tij. Mirëpo në mënyrë më poshtëruese të mundshme, Sorosianët e zhveshin Kuvendin nga kjo kompetencë e dhënë, , kur ata vendosin kushtin që nëse nuk arrihet zgjedhja e kandidaturave për të tre këtë komision që propozohen nga Avokati i Popullit ( institucion ky i zgjedhur nga Edi Rama) atëherë do të zgjidhen nga Presidenti dhe në fund do të vetë zgjidhen! Pas procesit të dështimit të “vullnetshëm: në Kuvendin e Shqipërisë, Sorosistët sugjerojnë që në “lojë” të hyjnë Sorosistët e huaj, që do të sillen këtu në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Si e mendojnë Sorosianët Vetting?

Do të fillojë si hakmarrje ndaj të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Njëkohësisht kjo do të jetë edhe një “hakmarrje” ndaj Komisionit të Venecias, i cili nuk ju nënshtruar presionit të këtyre për të pranuar teorinë e ndërprerjes së mandateve. Pra në dukej arta do të jenë korrekt  me përcaktimin e Venecias për të mos ndërprerë mandatet, por Vetting nga tyre do të bëhet, që në fill për ti “hequr qafe” me gjoja “fakte” të stisura ne emër të opinionit publik. Në një farë mënyrë ndaj tyre do të triumfojë logjika e drejtësisë popullore, parime të të cilave i reklamojmë të gjithë këta me pasion bolshevik të dukshëm. Duke goditur këtë kastë, të tjerët sigurisht do të tentojnë të “nënshtrohen”  këtij pushteti të ri. Ndërkohë procesi do të vazhdojë me të njëjtin ritëm deri sa të heqim të gjithë elementët e vendosur në listë. Ju kujtojmë edhe një herë se komisionet e Vetting dominohen totalisht nga ta. Do të jenë njerëz të zgjedhur prej tyre dhe në dukje me mbështetje ndërkombëtare!

Në vijim, do shpallen armiq kundërshtarët politikë të cilët Ministria e Brendshme i ka mbajtur nën hetim e vëzhgim policor, por që duke mos patur nën kontroll prokurorinë nuk kanë mundur të jenë të suksesshëm. Modeli i Serbisë është ajo që në fakt kërkon të bëj Edi Rama, që pak para zgjedhjeve të shpallë me urdhër prokurori listën e politikanëve që arrestohen dhe kalojnë në ndjekje penale. Të paktën sa për lajme pa e vrarë mendjen nëse ndaj tyre ka apo jo prova. Vetëm për kaq i duhet Prokuroria në këtë fazë. Nëse prokuroria nuk do ta bëjë këtë “nder” atëherë prokurorët  që refuzojnë do të Vetohen, pra do të hiqen. Ndërkohë ka një numër prokurorësh që janë identifikuar tashmë nga Rama e Xhafa që do të marrin detyra të posaçme në favor të këtij plani. Prandaj i duhet Vetting-u Ramës për të vendosur përfundimisht pushtetin absolut të tij dhe të miqve Sorosistë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here