Avokati i Popullit, PD:Rama do të kapë këtë institucion për rolin që ka në drejtësi

0
215
Deputeti i PD, Eduard Halimi, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve, eshte miratuar projektligji per regjistrimin e adresave te shtetasve shqiptare qe jetojne jashte vendit./r/n/r/nLawmaker, Eduard Halimi, during a session of the Laws Parliamentary Committee.

Ndërsa komisioni i ligjeve do të zhvillojë ditëne sotme seanca dëgjimore me kandidatët për Avokat të Popullit, Partia Demokratike  e cilësoi këtë proces zgjedhjeje tërësisht të kundërt me traditën, paktin dhe frymën kushtetuese. Gjatë fjalës së tij, në komisionin e ligjeve, deputeti demokrat Eduard Halimi i kujtoi socialistëve që gjatë kohës kur ishin në opozitë,avokati i Popullit u zgjodh në selinë rozë. Sipas Halimit,  për shkak të kompetencave që avokatit të popullit iu dhanë  me miratimin e reformës në drejtësi, kryeministri Rama po kërkon ta kapë këtë institucion, me qëllim për ta kthyer të kukull. Opozita e cilësoi një akt të papranueshëm marrjen e avokatit të popullit, nga shefi i qeverisë.

 

Qëndrimi i Deputetit   Eduard Halimi në Komisionin e Ligjeve

Procesi qeveritar për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është tërësisht i kundërt me traditën, paktin politik dhe frymën kushtetuese. Avokati i popullit nuk mund të jetë kurrë një zgjedhje e kryeministrit. Ai i përket popullit, qytetareve dhe duhet të jetë rojtar i të drejtave të qytetarëve dhe në shërbim të qytetarëve. Ai duhet të jetë zëri kundër kryeministrit, dhe jo kukulla e kryeministrit.

5 vjet më parë kur ju ishit në opozite dhe ne ishim në pushtet, e kërkuat me ngulm deri në bojkot avokatin e popullit. Dhe çfarë bëmë ne? Respektuam frymën e Kushtetues, ua dhamë ju të drejtën për të propozuar Avokatin e Popullit. Të gjithë e kujtojnë mire se konkursi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit u bë në seline e PS. Komisioni ad-hoc i PS kryesohej nga znj. Gjermeni dhe PS zgjodhi vetë mes 12 kandidatëve të preferuarin e saj. Ne e respektuam tërësisht dhe e votuam kandidatin tuaj, sepse Avokati i Popullit nuk duhet as ushtar dhe as kukulla e kryeministrit.Sot, pas 5 vjetësh po ndodh e kundërta; dhe kjo për 2 arsye;E para lidhet me arrogancën dhe delirin që ka Edi Rama, fitova zgjedhjet i dua të gjitha pushtetet për vete. C’më duhet mua, se çfarë thoja në opozitë.

E dyta, ka lidhje me reformën në drejtësi: kompetencat kushtetuese që iu dhanë me 22 korrik Avokatit të Popullit si një figure kushtetuese larg qeverisë, po i rrëmben Edi Rama, duke e kthyer në kukull të tij këtë institucion për të zgjedhur dhe influencuar qeverinë e gjyqësorit.

Për ne, është e qarte, por te jete e qarte për të gjithë, për publikun dhe për palën tjetër ‎se; zgjedhja e Avokatit të Popullit nga kryeministri e shndrron këtë institucion kushtetues, në një kukull te kryeministrit dhe shërbëtor të bindur të tij.

Arroganca dhe deliri i kryeministrit për të rrëmbyer të gjitha pushtetet, përfshirë dhe këtë që i përket popullit, është rruga më e shkurtër për të ikur nga p‎ushteti, skenarë për këtë ka plot nga vendet më të largëta, deri tek fqinjët. Për ne, marrja e Avokatit të Popullit nga kryeminsitri është nje akt i papranueshem.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here