Pastim parash, 28 vjecarit i gjenden 20 milionë dollarë nën dyshek

0
419

Prokurorët në SHBA kanë njoftuar se gjatë një aksioni policor në një banesë në Massachusetts, nën dyshek janë gjetur 20 milionë dollarë.

Gjatë aksionit është arrestuar 28-vjeçari Kleber Rene Rizerio Rosha nga Brazili, i cili dyshohet për shpëlarje parash, në rastin “TelexFrees” (mashtrime milardëshe në nivel global), shkruan standard.al. Hetimet mbi rastin e një mashtrimi global me vlerë 3 miliard dollarë i çuan agjentët në shtëpinë e një braziliani.

28-vjeçari Cleber Rene Rizerio Rocha është tani nën akuzë për tentativë pastrimi parash.

Hetuesit po investigonin në rastin e “TelexFree Inc”, një kompani me bazë në Marlborough, Massachusetts, e cila dyshohet se ka shërbyer si skemë piramidale. Agjentët federalë i kanë kontrolluar zyrat e kësaj kompanie në vitin 2014 dhe dy prej themeluesve të saj u vunë nën akuzë., shkruan standard.al. Njëri prej tyre, Carlos Wanzeler, dyshohet se ia doli të kthehej në Brazil nga ku nuk ka udhëtuar më drejt SHBA-ve.

Ndërsa tjetri, James Merrill, ish-shef ekzekutiv i kompanisë, u shpall fajtor në tetor dhe pritet që dënimi të jepet brenda pak javësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here