Miratohet statusi i naftëtarit, përfitojnë 5 mijë persona u ulet mosha e pensionit

0
233

 

Në Komision kishte dy projekte, njëri i propozuar nga deputeti i PDIU-së Omer Mamo dhe tjetri i propozuar nga qeveria

Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar në unanimitet projektligjin që i jep status të veçantë 5000 punonjësve në industrinë e naftës dhe të gazit në vend. Drafti parashikon ulje të moshës së pensionit me 5 vjet, duke bërë që si rezultat, që në vitin e parë të përfitojnë afërsisht dy mijë persona. Ky projektligj është sjellë si inicativë e deputetit të PDIU Omer Mamo por ky i fundit ka deklaruar se ka hequr dorë në momentin kur qeveria e propozoi si nismë. Me ta marrë qeveria këtë nismë iu kalua ministrisë së   Energjisë dhe Industrisë për ta hartuar si draft. Nga ana tjetër, Partia Demokratike këtë iniciativë të qeverisë e shikon si një hap më shumë elektoral sesa për tu ardhur në ndihmë kësaj kategorie.  Projektligji në fjalë detyron kompanitë e naftës, që në raste ristrukturimi apo largimi nga puna për arsye që nuk varen nga naftëtari, t’u paguajnë atyre një shpërblim 60% ose 80% të pagës minimale neto në shkallë vendi. Pjesmarrës në komision ishin dhe grupet e interesit, të cilët vlerësuan këtë inciativë, duke kërkuar që të mos ketë stepje për shkak të efekteve financiare që sjell. Efektet e miratimit të statusit të naftëtarit në buxhetin e shtetit janë rreth 400 milion lekë në vit. Përfitues janë ata punonjës që kanë eksperiencë të gjatë në fushën e hidrokarbureve, por edhe që janë të papunë në momentin e miratimit të ligjit.

 

 

PD: Mos e përdorni për fushatë elektorale

 

Ligji për statusin e punonjësve në industrine e naftës dhe të gazit, u miratua me konsesus mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese. Edhe pse palët u dakortësuan për ligjin, nuk munguan debatet politike, pasi opozita akuzoi qeverinë se ky ligj vjen pak muaj para zgjedhjeve, duke hedhur dyshime se po përdoret për fushatë elektorale.

Mazhoranca dhe opozita në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese miratuan me konsensus ligjin për statusin e punonjësve në industrinë e naftës dhe të gazit.  Në Komision kishte dy projekte, njëri i propozuar nga deputeti i PDIU-së Omer Mamo dhe tjetri i propozuar nga qeveria, por pas diskutimeve palët implementuan dy nismat ligjore në një të vetme. Statusi i naftëtarit synon që pavarësisht privatizimit dhe partneritetit publik privat në fushën e nxjerrjes së hidrokarbureve, shteti të japë garanci dhe mbrojtje për punonjësit.

 

 

 

Debati

 

Omer Mamo: Një element i rëndësishëm i këtij statusi është dhe trajtimi me pagesë në rast të ndërprerjes së punës në këtë sektor me qëllim garantimin e një minimumi jetese dhe mosbraktisjen e tyre.

 

Ilir Bejtja: Jo privilegje por shpërblime të cilat janë të paguara me djersë dhe mund, dhe në një farë mënyrë kanë qenë nënkuptuar dhe në dëshirën e sipërmarrësve apo thjesht atyre që investojnë, nëse i paguajnë apo jo, i afrohen apo jo.

 

Kozma Dashi: Realiteti që gjunjëzoi të tërë atë zonë të naftës, që nuk ka ndjeshmëri për atë zonë të naftës.

 

Eduart Shalsi: Më në fund kemi një propozim konkret mbi të cilin po diskutojmë. Ku ishit ju përpara kur flitej medemek statusi i naftëtarit?

 

Helidon Bushati: Ne duhet të kemi qartësi që ky ligj të ketë rregullimet e duhura në mënyrë që naftëtarët me të vërtetë të përfitojnë atë që u takon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here