Dialogu me Kosovën, Serbia me përfaqësim të nivelit të lartë në Bruksel

0
158

Të martën do të zhvillohet një takim në kuadër të dialogut me Kosovën, në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit kanë njoftuar autoritetet e larta të Beogradit

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar para medieve në Beograd se në takimin e së martës në Bruksel, delegacioni i Serbisë do ta ketë nivelin e lartë të përfaqësimit.

Sipas fjalëve të Vuçiç, në këtë takim do të bisedohet lidhur me situatën e krijuar ditë më parë, me trenin i cili u nis nga Beogradi për në Mitrovicë.

“Serbia do të përfaqësohet në nivelin më të lartë. Do të jemi unë dhe kryetari i Republikës, Tomislav Nikolic. Shpresoj që kurrë më të mos përsëritet sjellja e mjeteve luftarake dhe e armëve, në mjediset e banuara me serbë. Të shmangen provokimet. Besoj që për këtë do të kemi sukses, sepse do të investojmë shumë mund dhe punë, në mënyrë që të sigurojmë ardhmëri ekonomike dhe të sigurt për qytetarët tanë, për njerëzit në Serbi”, mësohet të ketë thënë Vuçiç.

Në anën tjetër, autoritetet e Kosovës ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë lidhur me takimin e paralajmëruar për ditën e martë në Bruksel dhe as për nivelin e përfaqësimit të Kosovës në këtë takim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here