Fjalimi i plotë i presidentit Trump: Koha për fjalë boshe ka ikur. Tani ka ardhur koha e veprimit.

0
256

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri betimin e tij si President.

“Unë Donald Trump betohem se në mënyrë besnike do përmbush detyrën time si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe se me mundësitë më të mira do ruaj, mbroj dhe zbatoj detyrimet e mia në respekt të Kushtetutës. Zoti më ndihmoftë!”, u shpreh Trump në betimin e tij zyrtar. Më pas ai mbajti një fjalim para pjesëmarrësve në ceremoni.

Nga Donald Trump

Amerikanë dhe presidentë, e gjithë bota faleminderit. Ne qytetarët e Amerikës jemi bashkuar në përpjekjeve për të rindërtuar vendin tonë dhe së bashku do vendosim kursin e Amerikës dhe botës për shumë vite. Do përballemi me sfida dhe vështirësi. Cdo 4 vite mblidhemi këtu për të transferuar pushtetin. Falenderoj Obamën për ndihmën gjatë tranzicionit. Ceremonia e sotme ka një kuptim të veçantë sepse jo vetëm po transferojmë pushtetin, por po transferojmë pushtetin nga Washtington Dc deh po ua kthejmë popullit. Një grup i vogël ka marrë frtytet e qeverisjes dhe populli ka marrë pasojat. Politikanët janë pasuruar, por fabrikat janë mbyllur. Triumfet e tyre nuk kanë qenë triumfet e juaja dhe ka pasur pak për të festuar në familjet në vështirësi. Ndryshimet do të fillojnë tani sepse ky është momenti juaj. Të gjithë atyre që janë mbledhur sot, kjo është dita juaj dhe SHBA-të janë vendi juaj. Ajo që ka më shumë rëndësi nuk do të thotë se cila pari e drejton qeveri, por e rëndësishme është që qeveria të kontrollohet nga populli. 20 janari do të kujtohet si dita që populli u bë drejtues i vendit. Keni ardhur miliona për tu bërë pjesë e një lëvizjeje historike që bota nuk e ka parë kurrë më parë.

Amerikanët kërkojnë shkolla më të mira, zona më të sigurta. Këto janë kërkesa të arsyeshme. Për shumë nga qytetarët tanë një realitet tjetër ekziston. Fabrika të shkatërruara, sistem arsimor i mbushur me para, por studentët janë të prekur nga krimi dhe droga dhe të penguar nga njohuritë. Kjo do të ndalojë këtu dhe ndalon tani. Ne jemi një komb dhe dhimbja e tyre është dhimbja jonë, ëndrra e tyre është ëndrra e jonë, suksesi i tyre do të jetë suksesi jonë. Betimi që bëj sot është betimi për të gjithë amerikanët. Për shumë dekada kemi pasuruar industrinë dhe ushtrinë e vendeve të tjera në kurriz te vendit tonë. Kemi mbrojtur kufijtë e vendeve tona pa mbrojtur vendin tonë. Pasuria dhe besimi i vendit tonë nuk shihet në horizont. Kjo është e kaluara. Tani po shikojmë vetëm të ardhmen. Ne jemi mbledhur duke vendosur një dekret të ri që do dëgjohet në cdo vend. Një vizion i ri do qeverisë tokën tonë. Amerika do të jetë e para. Cdo vendim mbi tregëtinë, taksat, cështjet e jashtme, do të bëhen që të fitojnë familjet amerikane. Mbrojtja do të cojë në prospertitet dhe forcë, unë do luftoj për ju me cdo forcë dhe nuk do ju zhgënjej. Amerika do fillojë të fitojë sërish si kurrë më parë. Do kthejmë në atdhe, vendet e punës, kufijtë, pasurinë dhe ëndrrën tonë. Do të ndërtojmë rrugë, autostrada, hekurudha, tunele në të gjithë vendin. Do të bëjmë që njerëzit të punojnë dhe të largohen nga pagesat sociale. Do të kërkojmë miqësi dhe vullnet me të gjithë kombet me mirëkuptimin se është e drejta e tyre për të vendosur interesat e veta në fillim. Do të riforcojmë aleancat, do unifikojmë popullit kundër terrorizmit që do ta shkatërrojmë nga faqja e tokës. Në themelet e politikës do të jetë besnikëria ndaj SHBA-ve dhe me këtë do zbulojmë besnikërinë ndaj njëri-tjetrit. Ne jemi të mbrojtur dhe gjithmonë do të jemi, nga ushtria dhe më e rëndësishmja ne do të jemi të mbrojtur nga zoti. Në fund duhet të mendojmë në mënyrë të madhe dhe të ëndërrojmë një vend, një komb për aq kohë sa lufton.. Nuk pranojmë politikanë që vetëm flasin dhe ankohen , por nuk bëjnë kurrë asgjë për vendin. Koha për fjalë boshe ka ikur. Tani ka ardhur koha e veprimit. Mos lejoni askënd që tju thotë që nuk mund të bëhet. Ne nuk do të dështojmë. Ne do të shpëtojmë vendin nga sëmundjet, industritë dhe teknologjitë e këqija. Ne të gjithë kemi liri dhe kemi një flamur të madh dhe të jashtëzakonshëm. Të gjithë amerikanët dëgjojini këto fjalë. Ju nuk do të injoroheni më kurrë. Zëri juaj shpresa juaj do të përcaktojë destinacionin e SHBA-ve. Së bashku ne do ta bëjmë Amerikën më të fortë, më të pasur, më krenare dhe ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish.

http://www.standard.al/2017/01/20/video-livedonald-trump-zyrtartarisht-president-i-45-te-i-shba-fjalimi-i-plote/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here