Kokëdhima zyrtarizon lëvizjen brenda PS-së: ” Zgjidhja” për një parti jo në thundrat e kryetarit

0
179

Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima ka shpallur sot zyrtarisht lëvizjen politike brenda Partisë Socialiste. Në një takim të zhvilluar në ambientet e Kishës Ortodokse në Tiranë, Kokëdhima publikoi dhe emrin e nismës politike, e cila do të quhet, “Zgjedhja”.

Në fjalën e tij, Kokëdhima kritikoi mënyrën sesi po funksion sot Partia Socialiste. Ai tha se PS është kthyer në një parti pa alternativë, ku ndalohen idetë dhe ku çdo njeriu i thuhet se duhet të mendojë siç mendon kryetari.

Ai tha se këto 3 vjet qeverisja e ka larguar PS-së nga baza e elektoratit dhe socialistët e thjeshtë. Kokëdhima u shpreh se ky distancim e ka bërë “Edi Ramën, një kryetar pa parti në bazë”.

Gjatë fjalës së tij, Kokëdhima është shprehur në mbështetje të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhje.

Gjatë bashkëbisedimit me socialistët e Tiranës, ai akuzoi mazhorancën dhe opozitën se kanë krijuar një sistem të rafinuar të vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve

“Ndër të gjitha krimet, më i rëndi është vjedhja, trafikimi dhe manipulimi i votës së popullit. Vjedhja dhe ndotja e zgjedhjeve. Saliu e mbolli në Shqipëri kulturën e vjedhjes së zgjedhjeve, nga manipulimi, trafikimi dhe vjedhja e zgjedhjeve nuk fitojnë socialistët dhe qytetarë të thjeshtë të Shqipërisë.Nga manipulimet e zgjedhjeve fiton vetëm kasta sunduese. Këta politikanë nuk i mundësojnë dot akoma Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Udhëheqësit e majtë në vend që të distancoheshin nga kultura e vjedhjes së zgjedhjeve i vajtën pas, dhe të dy palët rafinuan një sistem të manipulimit të zgjedhjeve ku populli voton dhe kryetarët numërojnë  votat”,- tha ish-deputeti Koço Kokëdhima.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here