Blushi ironizon: Parlamenti i memecëve me muskuj

0
177

Ndërsa pritet që sot në orën 17:00 të nisë seanca plenare e Kuvendit, deputeti Ben Blushi ironizoi një pjesë të deputetëve, duke theksuar se ky është parlament i memecëve me muskuj. Blushi  kritikoi kolegët e tij, duke theksuar se në 4 muaj kanë miratuar vetëm 4 ligje. Ai u ndal edhe njëherë tek propozimi i LIBRA –s, për të reduktuar numrin e deputetëve në parlament, në 100.

“ Nëse do duhej ti gjeja një përcaktim këtij parlamenti do thoja se ky është parlamenti i muskujve. Nganjëherë duket sikur je në një palestër ku disa zbukurojnë trupin në veglat e qeverisë, disa bëjnë sauna në dhjamin e opozitës, disa bëjne masazh me vajin e PD, disa vrapojnë në pistën e LSI, disa ikin në drejtim te paditur me biçikletën e Rilindjes pasi kanë grabitur ilaçe, energji, ushqime dhe taksa. Ketij parlamenti me muskuj qe fryhen përditë në palestrën e dhunës së injorancës i mungon muskuli kryesor i njeriut. Ky është muskuli i gjuhës. Gjatë vitit të fundit 45 deputetë nuk folën asnjeherë.Eshtë njëlloj si të vish në palestër dhe ta lësh gjuhën në shtëpi. Për çfarë duhen këta njerëz? Në katër muaj kanë miratuar katër ligje. LIBRA ka propozuar një menyrë për ti hequr: një parlament me 100 deputetë. Megjithatë sa për dijeni palestra e muskujve që e lenë gjuhën në shtëpi hapet sot në ora 17.00. Ndiqeni dhe talluni me memecët që mbajnë gjuhën në xhep dhe paratë në gojë,” – u shpreh Blushi në një status në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here