Kokëdhima: Në 3 vite qeveria më vuri në qafë lloj-lloj edepsëzësh që të më nxinin

0
156

Ish – deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima i cili prej muajsh ka filluar një fushatë për demokratizimin e PS – së, deklaroi se  në 3 vite qeveria ka paguar persona për të nxirë figurën e tij. Gjatë një interviste për televizionin “Apollonia”, Kokëdhima u shpreh se reformimi i partive politike është nevojë jetike për popullin.. “Gjatë 3 viteve në politikë, mu vunë në qafë lloj-lloj edepsëzësh të paguar nga qeveria që të më nxinin çdo ditë. Gjatë 3 viteve në politikë kam kërkuar që të ndryshojmë çdo gjë, kam kërkuar të reformojmë nga themelet sistemin politik dhe Partinë Socialiste, me qëllim që gjërat të funksionojnë siç na takon ne t’i bëjmë dhe siç dëshiron populli.Reformimi i partive politike nuk është një dëshirë e imja, as nuk është një qëllim i imi. Reformimi i partive politike është nevojë jetike e popullit shqiptar. Unë nuk jam duke folur për partitë.Unë nuk kam dashuri idilike për asnjë lloj partie. Unë jam duke folur për dhimbjet e thella të shoqërisë sonë. Jam duke folur për gratë që fluturojnë nga dritaret. Jam duke folur për ata që vdesin nga i ftohti. Jam duke folur për ata që vriten, që vetëvriten në qeli, sepse mbyllen për një cigare hashash.Jam duke folur për të gjithë ata që nuk ndjejnë respekt në zyrat e shtetit,” – deklaroi ai.

Ish – deputeti foli për gjendjen e mjerushme që po kalon vendi dhe theksoi domosdoshmëri për të ndryshuar këtë situatë.“Nuk flas për partitë dhe dua që ta kenë mirë të qartë të gjithë. Nuk flas për partitë se më dhimbsen ato. Nuk kam asnjë sensibilitet të tillë. Unë flas për partitë sepse nuk jam dakord që populli ynë të vuajë këtë gjendje turpëruese dhe këtë mjerim e ç’nderim që vuan sot. Duhet ta ndryshojmë këtë situate”,  – u shpreh Kokëdhima gjatë intervistës. Më herët, gjatë  zhvillimit të Asamblesë së Partisë Socialiste ku u mor vendimi për shkarkimin e tij nga posti i sekretarit për Reformën Strkturore dhe Emigracionin, Kokëdhima foli hapur për marrëdhëniet me kryesocialistin Rama dhe drejtoi një sërë akuzash ndaj tij./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here