Digjet lokali i ish-zyrtarit të PD në Lezhë, Lulaj për BW: Zjarri i qëllimshëm, jemi në prag fushate (FOTO)

0
243

Një lokal në Tale të Lezhës është shkrumbuar nga zjarri. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. ‘BalkanWeb’ mëson se lokali është në pronësi të Agostin Lulajt, ish-kryetar i Partisë Demokratike për bregun e Matit.

Gazetari i ‘News24’ Pjeter Gjini raporton për ‘BW’ se persona ende të paidentifikuar kanë arritur t’i vënë flakën objektit të tij, nga i cili tashmë nuk ka ngelur asgjë. Në një prononcim për ‘BalkanWeb’ Lulajt thekson se zjarrvënia është e qëllimshme dhe se ngjarja ka prapavijë politike.

Ai shton më tej se gjithçka mund të ketë ndodhur pasi dhe fushata elektorale po afron, duke shtuar se dëmi i shkaktuar kap shifrat e 110 mlion lekë të vjetra. Sakaq, policia ka nisur hetimet, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të zjarrëvënies. Ndërkohë, ‘BalkanWeb’ ka siguruar një video nga momenti kur lokali ‘përpihet’ nga flakët. Për më shihni videon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here