Pensionet/ Dokumentacionet, masa dhe kushtet e përfitimit për presonat që kanë humbur aftësinë në punë për shkak të aksidenteve

0
184

 

 

Për shkak të aksidenteve në punë apo dhe të sëmundjeve profesionale shumë persona kanë humbur aftësinë për të punuar. Më poshtë janë të renditura procedurat që duhet të ndjekin për të marrë pension

 

Sejrie Baleta

 

Të përfituarit një nga kategoritë e pensioneve të vendosura nga organet kompetente shpesh është një procedurë e gjatë dhe shqetësuese. Shumë persona ku për arsye shëndetësore( të pasurit një sëmundje të rëndë) apo për arsye aksidentale të (të ndodhura në punë) sipas ligjeve përkatëse përfitojnë pension. Në bazë të ligjeve përkatëse në rastin e parë kur personi vuan nga një sëmundje e rëndë që nuk vjen si shkak e punës që personi bën, vetëm në rast se ka qenë i punësuar përfiton pension, në të kundërt nuk përfiton. Si fillim që nga momenti kur ai sëmuret 14 ditëshi i parë sipas ligjit paguhet nga na e subjektit ku ai ishte i punësuar.  Nga ana tjetër mbi ditën e 14-të të raporteve, të cilat jepen nga Komisioni Mjeko-Ligjor (KML), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore. Por gjithmonë llogaritjet bëhen nga subjekti.  Raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh.

 

Dokumentacioni:

 

I punësuari duhet të dorëzojë pranë subjektit ku punon këto dokumente: Raportet mjekësore;

Librezën e punës; Formularin e bazës së vlerësuar të vitit paraardhës. (Ky dokument plotësohet nga sektori i financës së subjektit); Sektori i financës së subjektit, mbështetur në dokumentet e pikës “a”, plotëson formularin tip-Listë pagesë e përfitimeve afatshkurtra, dhe e dërgon atë në ALSSH-në, ku ka aktivitetin subjekti; ALSSH pasi kontrollon dhe verifikon dokumentet e sjella, i kalon pagesat në llogarinë personale të përfituesit, ose në llogarinë e subjektit.

 

Masa e përfitimit:

 

70% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka deri në 10 vjet periudha sigurimi;

80% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka mbi 10 vjet periudha sigurimi.

 

Aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale

 

I siguruari që për shkak të aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale, humbet aftësinë për punë, do të përfitojë gjithnjë duke ju referuar bazës ligjore përkatëse ka të drejtë që të përfitojë:  Të ardhura për paaftësi të përkohshme nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale. Të ardhura për invaliditet të përhershëm nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale. Të ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm nga aksidenti në punë, apo sëmundja profesionale. Të ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël, nga aksidenti në punë apo sëmundja profesionale.

 

Kushtet e përfitimit:

 

Pagesë për paaftësi të përkohshme nga aksidenti në punë ose sëmundjet profesionale, përfitojnë vetëm të punësuarit; Ky raport jepet nga Spitali ose KML, deri në 12 muaj.

 

Dokumentacioni:

 

Raportet mjekësore për aksident në punë;b) Proces-verbali tip i aksidentit në punë, i cili plotësohet nga subjekti dhe konfirmohet nga Inspektorati Shtetëror i Punës;c) Formulari i bazës së vlerësuar të tri viteve të fundit të punës. (Ky dokument plotësohet nga sektori i financës së subjektit); Sektori i financës së subjektit, mbështetur në dokumentet e pikës “a”, plotëson formularin tip-Listë pagesë të përfitimeve afatshkurtra dhe e dërgon atë në ALSSH, ku ka aktivitetin subjekti; ALSSH, pasi kontrollon dhe verifikon dokumentet, i kalon pagesat në llogarinë personale bankare të përfituesit, ose në atë të subjektit.

 

Masa e përfitimit:

 

100 % e mesatares ditore të bazës së vlerësuar, të tri viteve të fundit kalendarikë. Kjo masë përfitimi vazhdon deri në 12 muaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here