“Po vëmë duart në kokë”, alarmohen banorët në Lezhë e Tiranë

0
240

Banorët në qytetin e Tiranës si dhe në Lezhë janë trembur nga cilësua e ujit që ka ardhur në rubinetet e tyre. Ndërkohë që një pjesë e madhe e Shqipërisë vuan mungesën e ujit në këtë periudhë, për shkak se tubacionet kanë ngrirë, edhe këtyre që iu ka ardhur, nuk iu ka ardhur tamam.

Në Lezhë uji vihet re të ketë ngjyrë të kuqe, si baltë, apo dhè, çka ka shqetësuar banorët. Nga ana tjetër, në Tiranë uji ka ngjyrë të verdhë në jeshile, një ngjyrë vdekjeje që veçse sëmundje, asnjë gjë tjetër nuk sjell.

Kulmi është kur mendon se me këtë ujë jo vetëm që nuk bën dot asnjë gjë, nuk lan dot enër, rrobat, apo qoftë edhe dyshemenë e shtëpisë, të vjen të vësh duart në kokë teksa kujton se në fund e paguan në faturë si ujë të pijshëm dhe të pastër.

“Çfarë është ky ujë që vjen në çezmat tona. E paguajmë me para gjasme për ujë të pijshëm, por as tualetit nuk i hidhet se na ngjyros pajisjet e banjës që i kemi të bardha. Jemi bërë të vëmë duart në kokë. Mirë ftoma ftomë, po edhe kjo na u desh tani”, – shkruan një prej raportuesve për JOQ.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here