Çfarë diskutoi Rama me socialistët në vilën qeveritare në Durrës

0
172

Ndërkohë që PD kërkon shtyrje të datës së zgjedhjeve, Kryeministri Rama mblodhi në vilën qeveritare të Durrësit koordinatorët elektoralë të PS-së që drejtojnë organizimin e kësaj partie në 12 qarqe.

Kryeministri u ka kërkuar koordinatorëve socialistë të mbajnë lidhje të ngushta me qytetarët, t’i dëgjojnë ata dhe t’u japin zgjidhje problemeve, duke mos anashkaluar reformat e ndërmarra nga qeveria.

Bashkë me 12 koordinatorët e qarqeve, në takimin me Kryeministrin Rama kanë marrë pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, raporton “Panorama”.

Me ndarjen e re zgjedhore, Tiranës i është rritur edhe më shumë pesha elektorale, sepse prej qarkut më të madh në vend dalin 34 deputetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here