Kolonel Demiraj i çon “selam” Serbisë: Nëse ekstradoni Haradinaj jeni në luftë me shqiptarët

0
369

Kolonel Dritan Demiraj, i cili ka mbi vete mbi 10 misione në Afganistan, disa libra të shkruara nga ana e tij, tashmë në detyrë të trajnuesit kundër terrorizmit në SHBA, ka bërë thirrje për protesta të forta për lirimin e Ramush Haradinajt dhe për ndërprerjen e marëdhënieve diplomatike me Serbinë deri në lirimin e tij. Në të kundërt ai thotë se nëse Franca e ekstradon Haradinajn në Serbi, atëhere kjo do të thotë akt lufte me shqiptarët, shkruan Demiraj në “Facebook”.
Kolonel Dritan Demiraj, ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, aq sa njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor. Ky është kolonel Dritan Demiraj, “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale, por i papunë që nga paraditja e së enjtes së 18 dhjetorit 2014.

Reagimi i tij i plotë:

Te nderuar bashkekombas!

I bej thirrje te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen te dalin ne protesta deri ne lirimin e Liderit Ramush Haradinaj dhe shkeputjen e menjehereshme te maredhenieve diplomatike me qeverine e Serbise.

Nese Ramushi ekstradohet kjo do te thote njelloj si nje akt lufte me Shqiptaret.

Gjithmone deri ne vdekje me heronjte e luftes dhe kunder bashkepunetoreve shqiptare te serbeve. DD./bw

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here