Epidemia e gripit, qeveria: Shkollave mbyllen edhe javën tjetër, do pezullohen operacionet në spitale

0
568

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Shtabin e Emergjencave lidhur me situaten e krijuar nga moti i keq. “Kemi një situatë të rënduar si pasojë e epidemisë së një gripi që nuk u tërhoq me mbarimin e vitit por që vazhdon të cojë drejt dyerve të qendrave shëndetësore dhe spitaleve një numër të pazakonshëm qytetarësh”, tha Rama.

Teksa Drejtori i Shtabit të Emergjencave Civile Shemsi Prenci ka thënë se reshjet e borës kanë mbuluar 1/3 e territorit, “teksa pritet ne ditet ne vijim të zbresin në lartësinë 200 metra edhe në zonat bregdetare. E pakalueshme sipas tij është rruga Bogë­Theth dhe Vermosh­Selcë”.

Ai ka theksuar se kompanitë e kontraktuara s’kanë depozita kripe për të përballuar ngricën, ndaj edhe po u vihet ne ndihme nga Emergjencat Civile. Pritet përkeqësim i motit edhe në portin e Durrësit.

Ministri i Shëndetësisë tha se është duke u diskutuar për mbajtjen mbyllur të shkollave edhe për javën në vazhdim. Ai njoftoi pezullimin e operacioneve të planifikuara në spitale dhe anuliminin e aktiviteteve kulturore në vend. “Spitalet gjatë këtyre ditëve do të anulojnë operacionet e planifikuara, pra do të bëhen vetëm rastet urgjente. Janë çuar medikamentet në 16 qendra shëndetësore të zonave malore që bllokohen nga bora. Kemi nxjerr në TV kronika informative për gripin”. Po kështu ai tha se “ditët në vijim do të marrim në konsideratë faktin nëse do të mund të mbahen shkollat të mbyllura edhe gjatë javës së ardhshme. Gjithashtu do të sugjeronim edhe anulimin e aktiviteteve kulturore. Për këto të dyja do të dalim shpejt me një vendim”.https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154350439721523/

 

Ministri i Shëndetësisë tha se është duke u diskutuar për mbajtjen mbyllur të shkollave edhe për javën në vazhdim. Ai njoftoi pezullimin e operacioneve të planifikuara në spitale dhe anuliminin e aktiviteteve kulturore në vend.

“Spitalet gjatë këtyre ditëve do të anulojnë operacionet e planifikuara, pra do të bëhen vetëm rastet urgjente. Janë çuar medikamentet në 16 qendra shëndetësore të zonave malore që bllokohen nga bora. Kemi nxjerr në TV kronika informative për gripin”. Po kështu ai tha se “ditët në vijim do të marrim në konsideratë faktin nëse do të mund të mbahen shkollat të mbyllura edhe gjatë javës së ardhshme. Gjithashtu do të sugjeronim edhe anulimin e aktiviteteve kulturore. Për këto të dyja do të dalim shpejt me një vendim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here