Gripi, 400 fëmijë u paraqitën në QSUT brenda 24 orësh

0
224

Plot 400 fëmijë me simptoma të gripit e temperaturë të lartë janë paraqitur në pediatrinë e QSUT-së në Tiranë brenda 24 orësh për të marrë ndihmën e nevojshme.

Sot paradite mjekët i thanë gazetares së Ora News Pranvera Bozhiqi se fluksi pritet të rritet edhe gjatë ditës së sotme pasi qendrat Shëndetësore janë të mbyllura pasi është ditë pushimi e festave të fundvitit.

Ministria e Shëndetësisë nxorri sot një urdhër për të mbyllur shkollat në datat 4, 5, 6, 7 Janar 2017 por jo për të hapur qendrat shëndetësore të cilat do të lehtësonin sado pak fluksin në urgjencën e pediatrisë në Tiranë.
“Gjatë javës së fundit, numri i qytetarëve të paraqitur në qendrat shëndetësore për shkak të përhapjes së virusit të gripit në Shqipëri vazhdon të jetë në rritje, ndërkohë që prej tre ditësh, vendi po përballet me kushtet e motit me temperatura shumë të ulëta, të cilat do të vazhdojnë edhe disa ditë, duke krijuar kushte të favorshme për përhapjen e mëtejshme të virusit” informoi sot ministria e Shëndetësisë./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here