Bylykbashi: Reforma në drejtësi, gur themeli për integrimin e vendit. S’do lejojë kriminelët në Parlament

0
144

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, njëherësh nënkryetar i Komisionit të Refmormës në Drejtësi, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gazetarët duke vënë theksin tek reforma zgjedhore.

 

Duke theksuar se kjo reformë është në të vërtetë gur themeli për suksesin e çdo reforme tjetër, Bylykbashi tha se PD është ndeshur me refuzimin konstant nga PS dhe LSI, pasi sipas tij “PS propozon që të ketë komisione 4 me 3”.

 

Sipas tij, suksesi i kësaj reforme do të bëjë të mundur që në Parlament të mos futen kriminelë e më pas me votën e tyre të mos mbajnë peng reformat e tjera të rëndësishme.

“Reforma zgjedhore është gur themeli për suksesin e çdo reforme tjetër. Mazhoranca deri më tani nuk ka bërë asgje veçse deklarata publike dhe asnjëherë nuk është ulur me ne për rënë dakord ose për të bërë propozime. Suksesi i kësaj reforme do të bëjë të mundur që në Parlament të mos futen kriminelë”, tha Bylykbashi.

Kreu i PD-së Durrës tha se kërkesë e partisë së tij mbetet përdorimi i teknologjive në votim, si mundësi më e mirë për të shmangur shitblerjet e masive të votës.

“Sistemi elektronik eliminon problemet siç është shitblerja e votës. Pasi siç e dini në Durrës pati një shitblerje masive të votës nga njerëz që prisnin të emëroheshin pas zgjedhjeve”, deklaroi Bylykbashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here