Lajmi i Fundit/ Bulqizë, del makina nga rruga, 3 persona në gjendje të rëndë

0
211

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 09:30 në një rrugë rurale në Zerqan. Burimet zyrtare tregojnë se mjeti tip “Fuoristradë” ka dalë nga rruga, dhe ka rënë në anë të saj, duke mbetur të plagosur të gjithë persona që ndodheshin në mjet, ndërsa tre prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë.
Të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të mjetit si pasojë e akullit në rrugë, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat e plota.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 10.00 jemi njoftuar se në fshatin Zall-Strikçan, në rrugën dytësore që të çon tek centrali i Smollikut  ka dalë nga rruga mjeti tip “Mitsubishi Pajero” me targë AA 091 JE që drejtohej nga shtetasi N.V ku udhëtonin 5 shtetas si pasgjerë.

Si pasojë e daljes nga rruga janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën 5 shtetasit që ishin si pasagjer në automjet, ku shtetasi D.Z 41 vjeç, është dërguar në spitalin e Peshkopisë për ndërhyrje më të specializuar.

Ndrësa katër shtetasit e tjerë A.V, 57 vjeç,  O.S, 30 vjeç, S.R 23 vjeç dhe D.R 17 vjeç po marrin mjekim në spitalin e Bulqizës pasi kanë marrë dëmtime të lehta.

Në vend ngjarje ndodhet grupi hetimor ku nga veprimet paraprake rezulton se shkaku i daljes nga rruga ka qenë akulli në rrugë.

Vijojnë veprimet në vendngjarje nga grupi hetimor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here