Detajet/ Si u fsheh Marjan Levanti poshtë krevatit dhe priti të vinte gruaja

0
251

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Marjan Levanti, i dyshuar për veprën penale të “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë,  për ngjarjen e ndodhur në dt. 23.12.2016 në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

Prokuroria ka publikuar edhe dosjen hetimore deri tani, ne te cilen thuhet se autori i dyshuar

DOSJA/ Nga veprimet e deritanishme hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se:

Në datë 23.12.2016, pasdite rreth orës 19’’, në rrugën Ilmi Aver, në Tiranë, shtetasi Marjan Levanti (bashkëshorti i shtetases E. Levantit), I cili prej rreth dy muajsh nuk jetonte me të shoqen dhe dy fëmijët (djalë e vajzë të moshës 7 e 3 vjeç), për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre, ka shkuar në banesë të të shoqes – e cila jetonte në banesë të të atit, Ferit K. (një ndërtesë private 4 katshe), dhe pasi ka takuar djalin e madh, është fshehur poshtë një krevati, në një prej dhomave të katit të dytë, në pritje të ardhjes të së shoqes, me qëllim për të folur me atë, për t’u ribashkuar e jetuar së bashku, ngaqë disa ditë më parë e shoqja kishte bërë një padi në gjykatë për tu ndarë nga ai.

Kur erdhi në shtëpi bashkeshortja, e gjeti Marjanin të fshehur poshtë krevatit, u tremb, thirri me të madhe , dhe zbriti një kat më poshtë tek prindërit e saj, për të kërkuar ndihmën e tyre.

Marjani e ndoqi atë nga pas, dhe këtu u përball me prindërit e saj, të cilëve megjithëse u kërkoi të ndërmjetësonin për t’u ribashkuar, qe E., e cila nuk pranoi ta bënte këtë, dhe u ngjit në katet e sipërme të banesës.

Pas asaj shkoi dhe e ëma Q.K. Këtu, Marjani ngaqë nuk gjeti mirkuptimin e prindërve të bashkeshortes, me një thikë që e mori këtu, qëlloi në krah të majtë Ferit K., të atin e bashkeshortes.

Këtu ndërhyri Altini (njëri vëlla i bashkeshortes) dhe në përleshje me atë, e plagosi edhe atë me thikë, duke e rrëzuar përtokë.

Këtu zbriti nga lart dhe e ëma e bashkeshortes, e cila pa të plagosur burrin dhe djalin e saj, dhe Marjani e qëlloi edhe atë me thikë në gjoks.

Pas kësaj, Marjani u largua nga banesa, dhe për këtë që ndodhi njoftoi me telefon të ëmën A. Levanti.

Vëllai tjetër i bashkeshortes, Andi, dërgoi në spital të atin, të ëmën, dhe vëllanë, për tu dhënë ndihmën e shpejtë.

Marjan Levanti u arrestua nga policia rreth një orë pas ngjarjes, pasi u gjet i fshehur në katin e sipërm të një pallati që po ndërtohej./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here