Foto/ Zbulohet arsyeja që solli plagosjen e trefishtë në Tiranë

0
208

Zbardhet kërkesë-padia e bërë nga shtetasja Elena Levanti ( Kocaqi) 40-vjeç ndaj bashkëshortit Marjan Levanti, i cili mbrëmjen e sotme rreth orës 20 e 30 minuta plagosi të afërmit e saj.

Sipas të dhënave që tvklan.al ka siguruar në gjykatën e Tiranës rezulton se me datën 01 Dhjetor 2016 , Shtetasja Elena Levanti ka regjistruar në padi për zgjidhje martese.

Objekti i çështjes ka të bëj me zgjidhjen e martesës, lënien e fëmijëve për rritje dhe edukim nënës, përcaktimin e masës së detyrimit ushqimor për fëmijët dhe ndryshimin e mbiemrit nga Levanti në Kocaqi (mbiemri i vajzërisë) së paditëses.

Seanca e parë gjyqësore për palët ishte caktuar data 17 Janar e vitit tjetër. Mosmarrëveshjet rreth padisë për ndarje në gjykatë duket se është shkaku kryesor i ngjarjes së rëndë ku mbetën të plagosur të afërmit e 40-vjeçares shtetasit Ferit Kocaqi, Qanie Kocaqi dhe Altin Kocaqi. Marjan Levanti dhe Elena Kocaqi janë martuar në vitin 2008 dhe prej kësaj lidhje kanë dy fëmijë.

Elena Levanti ( Kocaqi) është studiuese dhe historiane. Ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë.

Ajo ka studiuar Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë. Ka kryer studime pas-universitare, Mastër për Studime Historike dhe Mastër për Shkenca-Politike. Ajo zotëron disa gjuhë të huaja. Ka botuar librin “Albanët me famë në mijëvjeçar” që flet për shqiptarët me famë botërore, të cilët kanë themeluar dhe udhëhequr dinasti dhe shtete të famshme gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Libri “Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane”. Ai flet për kontributin Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane antike dhe moderne.klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here