Vetëdorëzohet biznesmeni i shpallur në kërkim, mashtroi 24 persona me banesat

0
169

I shpallur në kërkim për mashtrim, biznesmeni Artan Sherifi është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës pasditen e sotme

Biznesmeni i kompanisë së ndërtimit “2AL” dhe “Grand Motors Goup” Artan Sherifi u paraqit në polici për të dhënë shpjegime për çështjen.

Sherifi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës. Sipas organit të akuzës  biznesmeni i ndërtimit ka mashtruar 24 persona duke iu shitur disa herë apartamentet apo i vendosur ato kolateral në bankë, raporton ABC News.

Sipas aktit të ekspertimti të kryer gjatë hetimit të çështjes mashtrimet e Sherifit kapin vlerën e 66 mijë Dollarëve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here