Investigimi “BOOM”/ Skandali i kopshteve të palicencuara në Tiranë

0
213

Emisioni investigativ “BOOM” në Ora News denoncoi sot skandalin e kopshteve në Tiranë.

Tre kopshte në kryeqytet, përkatësisht në Unazën e Re dhe në Yzberisht janë në punë, megjithëse nuk kanë ende një licencë.

Disa prej tyre janë në katet e para të pallateve, ose në pjesën e lëna për biznes vetëm me qepena dhe pa dritare. Në të tria rastet, pronarët thonë se i kanë futur dokumentet.

Pavarësisht se ka një VKM të qeverisë me urdhër 109 datë, 29. 06. 2016, që urdhëron ngritjen e një task-force, rezultatet e së cilës janë zero.

Për të ndjekur punën sipas VKM-së, ishte Ministria e Arsimit, e cila do të kryente këtë proces për një periudhë tremujore, periudhë që ka kaluar tashmë.

Sipas informacioneve të siguruara nga “BOOM”, urdhri mbeti vetëm në letër për shkak se Ministria dështoi të mblidhte të gjithë aktorët që të ushtronin kontrollet e tyre.

Investigimi nga BOOM:

Kopsht në Yzberisht

Gazetarja: Ke vende të lira?

Pronarja: Kam. Sa është fëmija?

Gazetarja: Tre e gjysmë. Po për ajrimin, ke dritare?

Pronarja: Ka! Ja, hajde me mua. Është dritare ajo e madhja aty.

Gazetarja: Licencimin e keni?

Pronarja: Atë do të bëj tani. Do të dorëzoj komplet dokumentet javën që vjen. Jam e bindur që do të ma licencojnë sepse i kam të gjitha sipas rregullave.screenshot_7

screenshot_6

Yzberisht

Gazetarja: Si jeni? Këtu është hapur një kopsht i ri? Keni vend për një djalë 3 vjeç e gjysmë?

Edukatorja: Po! Urdhëroni.

Pronarja: Pagesa për këtë orar është 120. Këtu është klasa, këtu është njëra nga klasat. Ky është ambienti i lojës.

Gazetarja: Licencim nga QKL-ja keni?

Pronarja: Nga QKL-ja? Nga QKL-ja kemi nisur domethënë. Kemi futur dokumentet, se ne një muaj kemi që jemi hapur si kopsht. Pra, i kemi futur të gjitha dokumentet. I kemi të gjitha, me zjarrfikëse, me higjienë. Kemi futur dokumentet. Edukatoret janë me arsim përkatës. Po presim që të vijnë, të miratohet.

Gazetarja: Akoma nuk është marrë certifikata?

Pronarja: Akoma nuk është marrë certifikata.screenshot_1

screenshot_2
Kopsht në Unazën e Re

Gazetarja: Jam e interesuar të shoh një çik për çerdhe, kopsht. Çfarë keni?

Pronarja: Çerdhe dhe kopsht, patjetër. Këtu është kopshti, thjesht ambienti ku luajnë. Kjo është e grupit të parë ku bëjnë mësim.

Gazetarja: Keni licencë, jeni të licencuar?

Pronarja: Po, me atë po merrem. I kam bërë një pjesë dhe po vazhdoj. Niptin e kam atje.

Gazetarja: Akoma nuk ka mbarur licencimi?

Pronarja: Akoma, se ato duan një çikë punë sa herë t’i kthejnë.

Gazetarja: Pse i kthejnë, ju kushtet i keni?

Pronarja: Kot, si e si për të të lodhur ty.

Gazetari: Si jeni? Ça bën ti e dashur si je? Unë kam ardhur me qira këtu sipër dhe kam një fëmijë rreth 3 vjeç. Thashë ta shoh njëherë. Ka qenë dhe nusja ime e ka parë.

Edukatorja: Hajde. Po faktikisht ky do iki nga ky ambienti.

Gazetari: Ashtu ëëëë? Po ku do të qëndrojë se mua më intereson ta kem afër.

Edukatorja: Po mirë sille këto dy muaj ti sa të iki ai. Dhjetorin dhe janarin është këtu ai se ka paguar qiranë. Pastaj largohet. Po dhe po të largohet këtu rreth e përqark do jetë. Do të marri një godinë që të jetë nga ana e diellit. Edhe e ka shumë të madhe këtë se nuk ka shumë fëmijë. 10 fëmijë janë të gjithë. Çmimin e ka deri në 80 ai por mos ta ul një çikë.

Gazetari: Po banjo keni?

Edukatorja: Ja këtu.

Gazetari: I shoqëroni ju?

Edukatorja: Po! Po!

Gazetari: E keni të licencuar?

Edukatorja: Për atë mbaje njëherë këto dy muaj se pastaj do ta bëjë me licencë ai se nuk e lë njeri, se po vijnë nga Bashkia.

Gazetari: Sa kohë keni që punoni?

Edukatorja: Unë s’kam shumë, tre muaj. Ky ka dy vjet.screenshot_3

screenshot_4
/Ora News/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here