Euro bie nën nivelin e 135 lekëve

0
180

Monedha e përbashkët ka rënë sërish dje në raportet e këmbimit me lekun, duke zbritur nën 135 lekë për herë të parë që nga tetori i vitit 2009. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 134.98 lekë, 0.09 lekë më pak në raport me fundin e javës së kaluar. Të premten, euro kishte shënuar një tjetër rënie të fortë, duke zbritur në nivelin më të ulët të 7 viteve.

Në të kundërt, dollari është rritur në tregun vendas është rritur me 0.17 lekë, duke u këmbyer me 129.21 lekë, ndonëse në bursat ndërkombëtare dje monedha e gjelbër e ka ndalur rritjen. Në bursat ndërkombëtare, euro u tregtua me 1.0459 USD, duke e marrë veten nga niveli i ulët i javës së kaluar prej 1.03665 USD, më e dobëta që nga janari 2003. Në tregun e brendshëm, ekspertët presin që euro të jetë e dobët edhe gjatë kësaj jave deri në datën 25, më pas faktorët e brendshëm që ushtrojnë presion për nënçmimin e euros fillojnë e zbehen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here