Përplaset për vdekje këmbësori 55-vjeçar, i preu rrugën makinës në autostradë

0
194

Një 55-vjeçar i ka prerë rrugën automjetit në vendin e quajtur mbikalimi i Yrshekut në autostradën Tiranë-Durrës dhe është përplasur për vdekje.

 

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 06:30, ku drejtuesi i i automjetit tip “Volksëagen”, shtetasi A. Ç., ka aksidentuar këmbësorin F. D., 55 vjeç, i cili edhe pse është dërguar me ambulancë për në Spitalin e Traumës, nuk ka mundur të shpëtojë si pasojë e plagëve të marra.Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Komisariatit Rajonal Rrugorë Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here