Unioni i Prokuroreve te Republikes se Shqiperise, ka reaguar sot duke u nisur nga disa shkrime në media dhe shpreh shqetesimin “per ndikimin qe ve nen presion prokuroret, per çeshtje konkrete ne hetim dhe me tej gjykatat per dhenien e nje vendimi te drejte, te paanshem dhe te marre ne kushtet e pavaresise nga keto ndikime”.
Deklarata e Unionit te Prokuroreve:
Nga ana tjetër, Unioni shpreh shqetesimin kur konstaton se behen deklarata dhe ndërmerren reagime, të cilat nuk kanë për qëllim të ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës, të parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor, por përkundrazi synojnë ushtrimin e ndikimit dhe presionit ndaj prokurorit, për të mos kryer detyrën e tij në zbatim të ligjit. Ushtrimi në këto përmasa i trysnisë ndaj prokurorit, nga çdo palë, qofshin këto edhe media -audiovizuale, është jo i drejte dhe i pavend.
Çdo veprim i kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, jo vetem që nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor, por përkundrazi, është një hap prapa për forcimin e luftës ndaj korrupsionit.
Reforma ne Drejtesi, e mbeshtetur nga UPRSH, ka si synim kryesor te saj rritjen e pavaresise se sistemit nga cdo lloj nderhyrje e padrejte dhe cdo presioni per punen e prokuroreve, vleresimi i te cileve do te behet ne cdo rast nga organet kompetente te krijuara me ligj.
Rritja e pavaresise se prokuroreve dhe gjyqtareve, mbrojtja e tyre nga cdo lloj ndikimi i padrejte gjate ushtrimit te detyres, trajtimi dinjitoz dhe kontrolli dhe vleresimi i punes nga organet e reja te krijuara me ligj, jane pikat kryesore te reformes ne drejtesi qe eshte miratuar dhe pritet te zbatohet ne te ardhmen e afert.
Së fundmi, Unioni dëshiron të theksojë edhe një herë angazhimin e tij maksimal kundër çdo fenomeni joligjor të vërejtur në punën e përditshme të prokurorëve dhe hetimin e çdo fakti të kallëzuar kriminal, sikurse dhe angazhimin e tij të plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.