Manjani: Ja si u procedua me dosjen e Balilit

0
150

Ministria e Drejtësisë ka sqaruar publikisht gjithë procedurën e ndjekur në lidhje me dosjen e Kelment Balilit. Sipas dikasterit që drejtohet nga Ylli Manjani procedura ka nisur në datën 11 maj të këtij viti, muaj kur emri i Balilit u përmend në një rast trafiku droge ne Greqi, ku hetimet ishin drejtuar nga DEA amerikane.

Në këtë datë Prokuroria për Krimet e Rënda i kishte kërkuar ndihme juridike Greqisë nëpërmjet ministrisë tonë të Drejtësisë. Akuza shqiptare kërkonte informacion mbi hetimet që ishin kryer në shtetit fqinj. Prokuroria për Krimet e Rënda kishte regjistruar në mars të këtij viti një procedim për Baililin, por nuk kishte gjetur prova për ta ndaluar atë.

Ministria thotë se me 17 maj në zyrat e Interpol Tiranës ka mbërritur urdhër-arresti ndërkombëtar për Balilin. Kjo zyrë ka njoftuar Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Me 25 maj minstria e drejtësisë me kerkesë të prokurorisë ridergon leter porosi në Greqi që t’u vihet në dispozicion dosja hetimore.

Nga kjo datë deri në 14 nëntori sqaron ministria e Drejtësisë, nuk ka patur asnjë letër-këmbim me palën greke.

Vetëm në datën 14 të muajit Nëntor nëpërmjet rrugëve diplomatike nga Minsitria e Jashtme ka mbërritur dosja e Balilit.

Po atë ditë dosja është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me qëllim marrjen e kasetave origjinale. Në datën 16 prokuroria e ka ridërguar në ministri me qëllim përkthimin e 1700 faqeve material.

Për 20 dite 15 persona u angazhuan në përkthimin e dosjes e cila iu dërgua prokurorisë në datën 6 dhjetor. Sqarimi i ministrisë vjen pas akuzave të ambasadorit amerikan se Balili nuk u arrestua për shkak të lidhjeve politike, akuza të cilat ai i drejtoi edhe ndaj këtij dikasteri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here