Replikat në Kuvend/ Rama ofendon opozitën, Paloka: Loloja nuk na fyen dot

0
198

Ndoshta është rastësi, por sa herë flet në Kuvend kryeministri Edi Rama, në sallë shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha, i cili merr gjithnjë vëmendjen e tij. Duke mos i kursyer batuat, kryeministri iu drejtua sot me fjalët: “Shyqyr erdhe Sali, se e di ti, këta deri tani ishin si pula të therura”.

I nxehur nga etiketimet që Rama iu vuri deputetëve të opozitës, kreu i PR-së, Fatmir Mediu e ftoi t’i jepte fund këtyre fjalëve duke e quajtur Ramën “lolo”.

“Nëse i konsideron deputetët pula të therrura, po i them që është gomari më i madh në këtë sale”,- u shpreh Mediu.

Në një mendje me të ishte edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ku tha: Fatmir, mos u mërzit nga fyerjet e tij, s’mund të prektet askush, kot revoltohesh. I vetmi oborr jo mbretëror ku “loloja” ka marrë fronin e mbetur bosh është oborri i Parisë Socialiste.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here