Berisha: Ngjarjet e 21 janarit ishin marrëveshje, Sorosi kisht dhënë para për këtë skenar

0
225

“Ishte jashtë diskutimit që unë të lëshoja zyrën time. Kam shprehur dhimbjen më të madhe për viktimat, por as 1, as 3, as 300 nuk do të pushtonin zyrën time”
Ish- kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e Top Story deklaroi se ngjarjet e 21 janarit,ishin një marrëveshje e financuar nga Sorosi. Berisha foli për ligjin e Vettingut dhe për sistemin e drejtësisë duke theksuar se kurrë nuk ka ushtruar presion ndaj institucioneve të Drejtësisë. Ai u shpreh se e cilëson Gërdecin si krim shtetëror sepse kompania që ishte përgjegjëse për sigurinë, nuk u përgjigj. Ish – kryeministri rrëfeu kapërcimin nga konformizmi intelektual tek tribun i demokracisë, duke risjellë në kujtesë ngjarjet e vitit 1990 që sollën më tej, përmbysjen e diktaturës komuniste.

21 janari….

Kam shprehur dhimbje dhe keqardhje për ata njerëz, por institucioni nuk dorëzohej nga Sali Berisha. Ishte zgjedhje e gabuar nga Edi Rama. Ishte jashtë diskutimit që unë të lëshoja zyrën time. Kam shprehur dhimbjen më të madhe për viktimat, por as 1, as 3, as 300 nuk do të pushtonin zyrën time
Ish – bodigardi juaj, Izet Haxhia ju akuzon për përfshirje në vrasjen e Azem Hajdarit. A keni një përgjigje për këto akuza?

Ky është një njeri pa din, pa iman. A mund të citohet një vrasës që ikën, të cilit Edi Rama nuk ja çon dosjen në Strasburg, me qëllim që të bëjë këto deklarata që ai bën.

Por përse nuk i besuat Azem Hajdarit poste të rëndësishme? Kishit ju rezerva ndaj figurës së tij?
Nuk kisha rezerva ndaj tij. Ai udhëhoqi Komisionin e Sigurisë që e kërkoi vetë. Në dijeninë time nuk ka pasur dëshirë për të qenë anëtar kabineti.

Ka pasur ngjarje të pazbardhura dhe flitet se në Partinë Demokratike ekziston një frikë për hetimin e këtyre ngjarjeve, kur të hapet Kutia e Pandorës.

PD ka pasur një rol historik në këtë reformë. Garant i Venecias u bë vetëm Partia Demokratike. Parimi ishte që ligji i Vettingut të bëhet nga trupi kushtetues dhe jo nga institucionet mafioze të një qeverie që është deri tani për mua, një organizatë kriminale. Dhe Venecia thotë që Gjykata duhet të përcaktojë nëse trupi kushtuese ka fuqi të plotë për të kontrolluar institucionet elitare.

Ambasada e SHBA i bëri një lloj presoni Gjykatës Kushtetuese, pasi i bëri thirrje të miratojë ligjin e Vetitngut, pas opinionit final të Venecias.
Asgjë më të gabuar sesa presion ndaj gjykatave. Unë nuk e kam lexuar deklaratën por nëse është formë presioni e konsideroj shumë gabim. Gjykata Kushtetuese duhet të zbatojë porosinë e Komisionit të Venecias, të shikojë nëse trupa kushtetuese ka fuqi të kontrollojë institucionet që varen nga qeveria.

A është e pavarur Gjykata Kushtetuese?
Kjo Gjykatë Kushtetuese gjatë viti 2008- 2009 ka dhënë rreth 37 vendime kundër qeverisë sime. Isha në Strasburg, ishte ora 3 e natës dhe Edi Rama u thotë atyre, se ky nuk respekton kushtetutën, se ka 37 vendime nga Gjykata Kushtetuese kundër qeverisë së këtij. Më pas tha se ky ka në kontroll Gjykatën Kushtetuese.

Si e kuptojmë druajtjen e opozitës, meqe ju thatë nuk keni frikë nga hetimi?
Frika e hetimit është e Edi Ramës.

Është kjo influencë e mazhorancës, pra influencë e një krahu?
Unë jam i sigurtë që Edi Rama i ka humbur zgjedhjet. Po nuk dua që këtë ta bëjë as Lulzim Basha. Nuk dua ta bëj asnjë kryeministër, nuk ka gjë më të keqe se kapja e drejtësisë.

Nuk ju duk e rastësishme, si një jackpot shorti për Kolegjin Zgjedhor?
Absolutisht nuk do ti hyja këtij diskutimi përderisa në një rast në të kaluarën shorteu zgjodhi 7 me 1 për socialistët dhe unë nuk e quajta rastësi…Por sistemi i drejtësisë me në krye Presidentin Moisiu fillimisht eci mirë, derisa drejt fundit ndërhyri nipi tij. Por me President Bamir Topin, sistemi i drejtësisë u shkatërrua tërësisht, me ndërhyrjet e tij klienteliste, si sekser.

Ju si kryeministër, si president, si kryetar i PD – së, i njihni vetës ndonjë përgjegjësi për gjendjen e këtij sistemi?
Keni dëgjuar ju ndonjë rast, ku Sali Berisha ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë në gjithë këto vite?

Ju ndaluat prokuroren të merrte në pyetje për ngjarjen e 21 janarit.
Po ishte faktori ndërkombëtar, që e dinin që po e bënte për qëllime politike. Ngjarjet e 21 janarit ishin marrëveshje. Sorosi ka dhënë para për këtë gjë.

Ju Gërdecin e keni quajtur krim shtetëror…
Ka dy lloje, krimesh shtetërore: krime të qëllimshme dhe krime të paqëllimshme. Krimet e paqëllimshme ndodhin në lidhje me shtetin po pa qëllim. Kompania private mbikqyrej nga kompania shtetërore. Ishte MEICO përgjegjëse për sigurinë kombëtare. Unë i trajtova si viktima shtetërore pasi MEICO nuk iu përgjigj, për atë që ishte përgjegjëse, për sigurinë.

Ju thoni që nuk keni ushtruar presion me drejtësinë, por e quajtët prokuroren , lavire bulevardi?

Përfundoi vetë ashtu ajo. Ishin puçiste të cilët kishin marrë garanci nga Edi Rama që do merrnin mandat të dytë.

Kur u akuzojnë që Sali Berisha vret në emër të pushtetit, ju si ndiheni?
Kjo është një marrëzi e kundërshtarëve të mi politikë. Sali Berisha është i përkushtuar për paqen dhe shmangien e konfliktit.

Atëherë kanë qenë të ndarë në konformistë dhe njerëz i ideologjizuar.

Unë kam qenë konformist, shokët e mi kanë qenë të konfirmuar. Konformizmi i inteligjencës është një shtyllë jashtëzakonisht mbështetes i diktaturës.

Si ndodhi kapërcimi nga konformizmi intelektual tek tribun i demokracisë
Gjatë vitit 90, në një sërë shkrimesh dhe në takimin me Ramiz Alinë kisha paraqitur një platformë të tërë që lidhej me lirinë e mendimit, daljen nga izolimi, luftën kundër censurës, autocensurës dhe vazhdonte me kërkesën që lejonte partinë e punës të ishte forcë hegjemone. Isha shumë i qartë ç’është pluralizmi burokratik dhe çfarë është pluralizmi politik. Dhe i kërkova atij të hiqte nga kushtetuesja rolin hegjemon të Partisë së Punës. Ramiz Alia e kuptoi se çfarë ishte kjo. Unë kisha marrë një vendim, shumë kohë përpara se të shkruaja platformën. Në dikataturë nuk bëhej shaka, nëse do ti dilje anash, do vendosje të prishje çdo gjë.
Unë kisha qenë në mëngjes tek studentët. Jam i pari bashkë me Kujtim Çashkun dhe Besnik Mustafaj që sapo e morëm vesh dolëm në ballë të demosratës. Nuk më çoi Ramiz Alia tek studentët, unë shkova vetë. Studentët ishin rrahur në darkë dhe ata prapë kishin dalë në mëngjes. Më dukeshin super heronj. Studentët më thanë do na udhëheqësh dhe unë u thashë, jo sepse kam pikëpamjet e mia, por unë do tu mbroj. Çfarë ishin studentët, ishin shtresë e privilegjuar. Ishte një lëvizje kundër etërve. Në universitet një 200 studentë 1 mund të ishte persekutuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here