Balla i con policinë Berishës për ta sjellë në komision, ja përgjigja që kthen policia

0
194

Teksa kreu i Komisionit hetimor për CEZ, Taulant Balla ka kërkuar që në seancë deputeti Sali Berisha të merret me Polici nëse nuk vjen me dëshirë, ky i fundit nuk ia ka plotësuar dëshirën.

Policia ka shkuar sot paradite në banesën e ish-kryeministrit, por nuk e kishte gjetur në shtëpi.

Në një letër që Policia i ka dërguar Taulant Ballës, sipas tyre, ata kanë trokitur por nuk e kishte hapur njeri derën.

Teksa mbledhja e rradhës e komisionit pritet të nisë pas pak, Sali Berisha mësohet se po shkon vetë të paraqitet për të dëshmuar./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here