Nikolla letër mësuesve, zysha e bën për ujë të ftohtë

0
259

Ministrja e arsimit Lindita Nikolla me rastin e festave te fundvitit i ka derguar nje leter pershendetese dhe falenderimi te gjithe mesuesve te arsimit shqiptar duke vleresuar rolin dhe kontributin e tyre ne rritjen e nivelit te mesimedhenies ne shkolla por njekohesisht ka marr persiper edhe difektet dhe pergjegjesite per permirsimin e arsimit ne te ardhmen.
Teksti i letres eshte i njejte per te gjithe porndryshon vetem emri qe i eshte drejtuar letra , por pas kesaj kane nisur dhe reagimet ne rrjetet sociale duke e quajtur ministren te dështuar.

Një prej tyre është edhe kjo letër e publikuar në profilin e ish-kryeministrit Berisha. Një mësuese nga Fieri, e quajtur Alketa, i ka këthyer këtë përgjigje ministres për reformat në arsim.

PERGJIGJA

Në përgjigje të letrës “personale” (lexo: joprofesionale ) të zonjës ministre të arsimit:

Së pari, do të dëshiroja të më drejtoheshit me “zonja Alketa” dhe aspak “e dashur Alketa” , sepse në këto tre-katër vite, “reformat” tuaja arsimore, jo vetëm nuk më kanë qenë të afërta dhe të kujdesshme sa komunikimi ynë të ishte i llojit personal e shoqëror, por përveç stresit që më kanë sjellë (siç e pohoni edhe vetë), më kanë zvjerdhur përfundimisht shpresën se në këtë vend mendon dikush për të vlerësuar moralisht e materialisht profesionistët dhe intelektualët.

Ju mburreni se keni larguar 600 tekste me probleme të rënda dhe keni futur tekste të standardeve europiane dhe harroni të theksoni se thjesht latë në qarkullim një pjesë të teksteve që ishin dhe çliruat prej konkurrencës dhe favorizuat disa shtëpi botuese të privilegjuara. Harruat se këtë vit mësimor, vetëm për tekstin e gjuhë-letërsisë për klasat e dhjeta u imponua “Albass” si alternativa e vetme në përzgjedhje ?!

Ju, zonja ministre mburreni se iu kundërvutë ndikimit të politikës dhe të korrupsionit në emërimet në arsim; por mund t’ju ketë zënë amnezia nëse nuk kujtoheni se “konkurset” tuaja për drejtorë shkollash, nëndrejtorë etj “i fituan” anëtarët e kryesive dhe eksponentë të PS dhe LSI ; dhe se pavarësisht testimit kombëtar, për një vend pune si mësues, fituesve të këtij testimi u duhet të kalojnë nëpër “dyer” të tjera.

Së fundi, më thoni se vitin që vjen do të më rrisni pagën me 10 %, por nuk më qani hallin se kjo shtesë nuk më indekson as inflacionin e katër viteve të qeverisjes suaj, as më zëvendëson pagën e 13-të që më premtuat, madje as 10 mijë lekëshin shpërblim në fund të vitit, që e kisha dhe ju ma vodhët ….

Në vend të përshëndetjes, doja t’ju uroja që Krishtlindjet dhe Vitin e Ri t’i kaloni me mbetjet e një page mujore prej 45 mijë lekësh të reja !

Mirë u dëgjofshim në 18 qershor 2017 !”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here