Mbi 200 forca policie në kërkim të Klement Balilit

0
200

Mbi 200 forca policie janë angazhuar për të arrestuar të shumë kërkuarin Klement Balili.

Burime nga policia bëjnë me dije për Ora News se operacioni ka nisur që në mesnatë dhe është shtrirë në jug të vendit, Delvinë, Sarandë dhe më gjerë në territorin e qarkut të Gjirokastrës

Janë kontrolluar biznese, lokale dhe ambiente ku dyshohej se mund të fshihej Klement Balili. Në operacion janë përfshirë forcat e FNSH-së dhe të policisë së Sarandës dhe të Gjirokastrës

Klement Balili akuzohet për trafik droge dhe organizatë kriminale.  Ndaj Klement Balilit ka një fletëarresti ndërkombëtar nga Interpoli dhe se ai është i kërkuar në Greqi dhe Shqipëri.

Më 7 dhjetor ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se dosja për Klement Balilin e njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” ndodhej në duart e autoriteteve shqiptare që prej datës 14 nëntor dhe në datën 16 ka mbërritur në ministri, ndërsa më 6 dhjetor ishte dorëzuar në Prokurori.

Avokati ka mohuar akuzat duke e i quajtur thjesht politike oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here