Çifti hit, Erjoni arrestohet nga policia pasi bëri për spital Almën

0
147

E qau me lot largimin e saj, u bë i famshëm në gjithë vendin me videot teksa i lutej të kthehej sepse e donte me gjithë zemër, por pasi u bashkuan, duket se diçka nuk ka ecur mirë.

Ka përfunduar me një dajak të mire dhe me arrestimin e burrit historia e dy personave që u bënë VIP në rrjetet sociale.

Njoftimi i policise

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:

-Erjon Sulohoxhaj, 35 vjeç, lindur në Berat dhe banues në lagjen “Kryengritja e Fierit”,( i dënuar më parë për vjedhje).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi  shtetasja A.N, 39 vjeçe, kallzon se prej katër muajësh bashkëjeton me këtë shtetas dhe ai vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni  130/a/4 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here