Gjakmarrja/ Massafra: T’i thuhet ndal fenomenit

0
167

 

 

Kreu i ipeshkvnore shqiptare imzot Angelo Massafra ka apeluar për t’i thënë ndal fenomenit të gjakmarrjes.

Duke marrë si shembull mbylljen e vitit të mëshirës dhe pajtimin e bërë dy ditë më parë nga kisha katolike të një tjetër familjeje në gjak në qarkun e Shkodrës, imzot Massafra theksoi se 10 urdhërimet e fesë duhet të udhëheqin jetën e çdo besimtari.

Ai kërkoi që shteti dhe shoqëria të punojë për të mbyllur këto plagë të hapura ndër vite.

Massafra: Ka shumë njerëz që janë ende në gjak. Janë ata që janë në gjak nga viti ’91. Askush nuk bën asgjë. Nuk është punë vetëm e meshtarëve, edhe ju e keni këtë borxh të dashur besimtarë.

Arqipeshkvi i Shkodrës mori si shembull jetën e Jezu Krishtit dhe martirëve të fesë për të kujtuar fjalët e tyre në momentet e fundit të jetës, që i falën ekzekutorët. Kisha katolike ka kremtuar mbrëmë festën e Zojës së Papërlyer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here