Amnistia, nga burgu 325 përfitojnë 28 gra të dënuara

0
216

40% e grave në burgun 325 vuajnë dënimin për shkak se kanë vrarë nga dhuna në familje. Në dëshmitë e tyre rrënqethëse, të dënuarat pohojnë se dhuna sistematike ka çuar drejt akteve të tilla të rënda. Mbi 28 të dënuara në këtë burg pritet të përfitojnë lirinë ndërsa Ministri Klosi tha se do t’i mbështes ato pas daljes nga dyert e hekura të burgut.

Historitë e grave në institucionet e dëniminit i ngjajnë njëra tjetrës, fundi i së cilave është i dhimbshëm. 40% e tyre vuajnë dënimin për shkak se kanë kryer veprën penale të vrasjes ose “tentativë e mbetur në vrasje” nga dhuna në familje. E tillë është dhe historia e Edvirës, nënës së dy fëmijëve të mitur. Është dënuar me 18 vite heqje lirie për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë ndaj bashkëshortit të saj, për shkak të dhunës sic thotë ajo.

Edvira: Unë kam bërë tre vjet, e dënuar me 18 vjet burg por që jam në process gjyqësor. Akuza ime është vrasje e mbetur në tentativë. Unë i kam dy fëmijë që më presin pa durim po kam edhe familjen.

Dhunë ka përjetuar edhe Vera, e cila është në fund të dënimit.  E presin dy fëmijë që sot janë adoleshentë.

Vera:  Unë kam qenë e dhunuar. Ferma është e dhunuar gjithmonë. Vendimi i urdhër mobrojtjes nuk zbatohet në Shqipëri.

Pritet të zbardhet vendimi i qeverisë për amnistinë e të dënuarëve në prag të festave të fundvitit. Në intitucionin e vuajtjes së dënimit  në burgun 325 pritet të fitojnë lirinë mbi 28 gra. Drejtorja e këtij insitutcioni Xhoi Jakaj sqaroi katergoitë e mundëshme që fitojnë lirinë.

Xhoi Jakaj: Përfitojnë dhe një pjesë e të paraburgosurve. Përsa i përket kategorive të grave përfitojnë ato mbi 50 vjeç dhe veprat penale të lehta dhe që ju kanë ngelur edhe 2 vjet pa kryer dënimin. 

Por çfarë do të ndodhë me ato që do të lënë dyret e hekurata të bugut? Ministri Klosi prezantoi para të dënuarave mbështetjen në punësim.

Klosi: Do të impenjohem që për gjithësecilën nga ju që përfitojnë nga amnistia të kriojmë mundësinë për punësim që të keni një jetë të pavarur.

Ministrja e Shtetit Ermonela Felaj tha se edhe gratë që mbushin 55 vjeç në ditë e hyrjes në fuqi të ligjit përfitojnë amnisti. Në institucionet e vuajtjes së dënimin u zhvilluan një sërë aktivitetesh me moton “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”./Oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here