Vrasja e Liljanës,Manjani: Urdhëri i mbrojtjes ishte absurd

0
199

Ministria e Drejtësisë përfundon hetimin administrativ ndaj gjyqtarit të Fierit, Ergys Selmani, i cili mori vendimin për urdhërin e mbrojtjes për Liljana Rukon, e vrarë të shtunën e kaluar nga bashkëshorti i saj. Ministri Ylli Manjani thotë se urdhri i mbrojtjes, dhënë nga gjyqtari ka shumë probleme, për këtë, ai do të jetë subjekt i një procedimi disiplinor krahas atij penal, i cili ka filluar.

Manjani ka kritikuar ashpër vendimet e gjyqtarëve për urdhërat e mbrojtjes. Sipas tij është e patolerueshme që dhunuesi dhe viktima të vazhdojnë të qëndrojnë në një banesë.

Gjyqtari Ergys Selmani akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe se nuk ka zbardhur në kohë vendimin për urdhërin e mbrojtjes ndaj Liljana Rukos. Për rastin reagoi dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili tha se urdhëri i mbrojtjes nuk mbërriti asnjëherë në polici, duke bërë që ky rast mos të ndiqej siç duhej nga blutë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here