Policia e Fierit sekuestron urdhrin e mbrojtjes së 43-vjeçares që u vra mizorisht nga burri

0
328

Burime për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ bënë me dije se policia e Fierit ka shkuar në gjykatë dhe ka sekuestruar urdhrin e mbrojtës të lëshuar për Liljana Rukën, e cila u hodh mizorisht nga burri i saj.

Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit, përmasat e të cilët shokuan mbarë opinionin publik. Të njëjtat burime theksuan se policia ka sekuestruar dosjen, ndërsa ka nisur me iniciativë procedim penal për te zbuluar pse urdhri i mbrojtjes nuk ka shkuar tek ata brenda 24 orëve siç parashikohet ne ligj.

Edhe më herët vet ministri i Brendshëm Saimir Tahiri theksoi se në polici nuk ka shkuar kurrë një urdhër mbrojte, gjë që sipas tij duhet ta bënte gjykata. Ferdinant Ruko, i cili vrau bashkëshorten e tij, Liljana Ruko, mbrëmjen e të shtunës, rrëfeu në polici motivin e krimit të rëndë. Fillimisht ai tha se e vrau gruan për xhelozi, por më pas e ndryshoi version, duke pohuar se shkak për sherrin ishte bërë denoncimi i Liljanës ndaj tij një muaj më parë për ushtrim dhune./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here